Aty ky fillojnë kujtimet...

Mirësevini në Parkun e Lojërave, një hapësirë prej një hektarësh, e krijuar për fëmijët dhe familjet që duan të shijojnë aventurat përmes lojërave kreative dhe autentike. Ky park sjell një botë magjike ku imagjinata merr formë dhe fëmijët krijojnë kujtime të pashlyeshme. Nga rrëshqitjet në tobogan, futbolli në fushë të shtruar me kashtë, lojëra të ndryshme në ujë, e deri te garat me biçikleta apo labirinthi prej kashte, ky park është vendi ideal ku argëtimi nuk ka fund! 

Të gjitha aktivitetet monitorohen nga animatorë profesionistë që kujdesen që fëmijët të përjetojnë momente të paharrueshme.

Aventurat

Një fushë e madhe me gjelbërim dhe ajër të pastër, ku çdo lojë është një aventurë e re! Këtu kemi rikthyer lojërat tradicionale shqiptare, duke i kombinuar me atraksione bashkëkohore për të krijuar një eksperiencë unike për fëmijët. Ata mund të rrëshqasin në tobogan, të luajnë futboll në fushën e mbuluar me kashtë ose të sfidojnë veten në labirinthin e madh të ndërtuar me kashtë. Gjithashtu, fëmijët mund bëjnë ‘climbing’ në tabelat për ngjitje, të ecin nëpër rrasa druri dhe në litarë, duke zhvilluar ekuilibrin dhe koordinimin, ndërsa për adrenalinë më të lartë ofrohet edhe ‘fluturimi në sanë’ – një kërcim i butë dhe i sigurt mbi sanën e freskët.

Për ata që duan lëvizje të më dinamike, ofrohen gara me biçikleta dhe loja e futbollit me topa zorbing, ku fëmijët futen brenda topave të mëdhenj për një lojë krejt ndryshe dhe shumë argëtuese. Luhajat e mëdha nën qiellin e hapur sjellin çaste gëzimi dhe lirie, ndërsa në ditët e nxehta, lojërat në ujë në liqenin e Parkut të Lojërave ofrojnë freski dhe kënaqësi të veçantë. Ky park është menduar për të sjellë gëzim, zhvillim fizik dhe përjetime të paharrueshme në çdo vizitë, duke bërë që çdo fëmijë të largohet me buzëqeshje dhe kujtime të bukura.

PARKU I LOJËRAVE

Pse të vizitoni
Parkun e Lojërave?

  • Një nga parqet më të veçantë të lojërave në rajon, me aktivitete unike dhe tradicionale
  • Ambient i sigurt dhe i mbikëqyrur, me staf të trajnuar
  • Aktivitete për të gjitha moshat e fëmijëve, nga fëmijët e vegjël deri te ata të moshës 16-vjeçare
  • Hapësirë e madhe në natyrë, ku fëmijët mund të luajnë lirshëm
  • Aktivitete sezonale, nga lojërat verore, e deri te patinazhi në akull natyral dhe karvani i gomave

Parku i Lojërave në Fshatin Turistik nuk është vetëm një vend për të luajtur – është një vend ku fëmijët krijojnë kujtime të paharrueshme, zhytur në aventurat pa fund!