Restoranti
Një përvojë e përsosur në mes të natyrës, traditës dhe rehatisë
Ne e jetojmë natyrën dhe qetësinë që ofron fshati dhe këtë përvojë të veçantë duam ta ndajmë me të gjithë… Çdo element i restorantit tonë është krijuar për të sjellë një ekuilibër mes pushimit, shijes së ushqimit dhe traditës. Ambienti i ngrohtë dhe mikpritës ofron një qetësi të vërtetë, larg nga zhurma e qytetit, duke krijuar një atmosferë ideale për t’u çlodhur dhe për të shijuar çdo moment.
Është restoranti i vetëm në Kosovë që do të ofrojë çdo natë muzikë të gjallë qytetare të vjetër, duke e bërë çdo darkë një përvojë të paharrueshme nën tingujt e trashëgimisë sonë kulturore.
Gatimet tona përgatiten me përbërës të përzgjedhur me kujdes nga sera jonë dhe arat e fermerëve vendas, duke ruajtur shijen autentike. Qëndrimi tek ne është një përvojë e jashtëzakonshme, ku tradita ndërthuret me rehatinë moderne. Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm të sigurojë që çdo çast i pushimit tuaj të jetë i veçantë dhe i paharrueshëm.
Restoranti ynë është një hapësirë e ngrohtë që ndërthur në mënyrë harmonike arkitekturën tradicionale shqiptare me bashkëkohore, duke krijuar një atmosferë unike dhe të paharrueshme. Fasada është një kombinim autentik i gurit, drurit dhe baltës, elemente që mishërojnë historinë dhe shpirtin e vërtetë të traditës sonë. Një detaj i veçantë është muri rreth banakut, i cili është i veshur me fasadë thuprash – një rikthim në traditën e vjetër shqiptare, ku oborret rrethoheshin me gardhe të thurura me thupra. Nga ana tjetër, tavolinat moderne, ndriçimi elegant dhe dyshemeja me një stil bashkëkohor e balancojnë në mënyrë të përkryer këtë ndërthurje të traditës dhe modernes.
Veçoria më magjepsëse e fshatit tonë është oxhaku 360 shkallë, i cili qëndron në zemër të restorantit. Me një sipërfaqe totale prej 400 m² dhe një terracë që shtrihet në një hapësirë prej rreth 5000 m², restoranti ofron një ambient të përkryer për mysafirët. Në hapësirat e brendshme, restoranti ka kapacitet për 120 mysafirë, ndërsa në terracë dhe në Hijen e Kumbullave, mund të akomodohen deri në 500 mysafirë të tjerë.
Duke e ditur që çdo detaj ka rëndësi, ne përkushtohemi që çdo aspekt i shërbimit tonë të jetë në nivelin më të lartë. Mysafirët tanë mund të shijojnë një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, ku çdo vizitë shndërrohet në një kujtim të paharrueshëm.
Ju bëftë mirë!
Rrethi i zjarrit – pika ideale për socializim dhe relaksim
Për të kaluar momente të këndshme dhe për t'u çlodhur pas një dite të mbushur me aktivitete, kemi krijuar 'Rrethin e Zjarrit' afër restorantit. Kjo hapësirë është e ideuar për t'i ofruar mysafirëve mundësinë të socializohen, duke shijuar një birrë të ftohtë rreth zjarrit. Edhe gjatë verës, kur mbrëmjet janë më të freskëta, Rrethi i Zjarrit ofron një mundësi perfekte për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen.
Një gotë verë në hijen e kumbullave...
Pjesë e restorantit është edhe hapësira të cilën e kemi quajtur "Hija e Kumbullave", ku më shumë se 400 kumbulla të mbjella me kujdes krijojnë një ambient të freskët dhe të qetë.
Nën këtë kupolë natyrore, kemi vendosur tavolina dhe ulëse prej kashte, që ndërthuren bukur me peizazhin, duke krijuar një hapësirë të veçantë për pushim, biseda apo një gotë verë në hije të kumbullave.
Një përzgjedhje
e pasur e pijeve
Për të plotësuar shijet dhe menynë tonë, kemi përzgjedhur me kujdes një koleksion të gjerë verërash lokale dhe ndërkombëtare. Stafi ynë profesional është gjithmonë i gatshëm të ofrojë rekomandime për kombinimin ideal të verës me ushqimin tuaj, duke e bërë çdo vakt një përvojë të plotë dhe të këndshme.
Përveç verërave, ju ftojmë të shijoni edhe pijet tona artizanale, të përgatitura me përkushtim nga përbërës të freskët e vendorë. Nga pijet alkoolike, ne ofrojmë rakinë tradicionale të kumbullës, të zier me kujdes nga kumbullat e mbledhura në fshatin tonë. Ndër pijet joalkoolike, do të gjeni lëngje të freskëta të kumbullës dhe shumë të tjera varësisht nga sezoni - të gjitha të përgatitura në mënyrë tradicionale, për të sjellë freskinë dhe autenticitetin e natyrës në gotën tuaj.
Një eksperiment kulinar më kuzhinierë nga e gjithë bota
Ne e konsiderojmë ushqimin si një përvojë kulturore, prandaj disa herë gjatë vitit do të sjellim kuzhinierë të njohur nga vende të ndryshme të botës. Ata do të përgatitin receta tradicionale dhe autentike nga kuzhinat e tyre, duke ofruar një eksperiencë gastronomike të veçantë dhe kulturore për mysafirët tanë. Ky program i jashtëzakonshëm e veçon fshatin tonë dhe i jep mundësinë vizitorëve të provojnë shije dhe receta unike.
Shije të përsosura
në çdo pjatë
Nga specialitetet tona tradicionale deri tek pjatat me mish të përgatitura me mjeshtëri, ofrojmë një gamë të gjerë shijesh autentike shqiptare dhe ndërkombëtare. Mishi në restorantin tonë përgatitet në zgaren e stilit argjentinas, e cila ruan përbërësit natyralë, shijen autentike dhe strukturën e tij të lëngshme.
Jemi të përkushtuar për ushqimin natyral
Ne promovojmë një stil jetese të shëndetshme, duke përdorur ekskluzivisht përbërës të kultivuar pa pesticide apo plehra artificiale. Shumicën e përbërësve i sigurojmë nga sera jonë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 20 ari. Për rritjen e tyre përdorim vetëm pleh natyral nga kafshët, duke garantuar freski dhe cilësi të lartë në çdo pjatë që shërbejmë.
Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të restorantit dhe natyrës përreth.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

21 kasolle të ngrohta, prej druri e guri, lindur nga zemra e traditës shqiptare dhe ndërtuar me dashuri për natyrën.
Kasollet e fshatit

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
