Hapet së shpejti!

MIRË SE VINI NË FSHATIN TURISTIK

Një botë e madhe,
në një fshat të vogël...

RRETH NESH

Përralla e një fshati që shndërrohet në destinacion...

Një hapësirë ku fëmijët takohen me ëndërrat e tyre, e të rriturit shijojnë ndjenjën e lirisë. Një vend ku ditët shndërrohen në orë, e netët në album kujtimesh….

Është një përrallë e një fshati të harruar që shndërrohet në një destinacion, ku çdo fshatar është një tregimtar dhe çdo mysafir bëhet pjesë e një rrëfimi që shtrihet përtej qëndrimit të tij në fshat.

I shtrirë rrëzë malit në një hapësirë prej 13.5 hektarësh, fshati është një oazë lumturie për familjet dhe të pasionuarit pas natyrës.

Kasollet
e fshatit

Frymëzuar nga tradita shqiptare dhe ndërtuar mbi vlera të ekologjisë dhe ruajtjes së mjedisit, kemi ndërtuar 22 kasolle nga druri dhe guri natyral, të vendosura harmonikisht në një ambient kodrinor.

Kopshti
i kafshëve

Kopshti shtrihet në një hapësirë prej 2 hektarësh dhe përfshin mbi 150 kafshë, çerdhen e kafshëve, muzeun, hotelin për kuaj dhe kafshë të tjera, si dhe shitoren e dedikuar për ushqimin e tyre.

Restoranti


Në zemër të natyrës dhe qetësisë që ofron fshati, restoranti ynë ju mirëpret me ushqim të shijshëm, mikpritje të ngrohtë dhe një ambient tradicional që sjell kënaqësi të plotë për çdo vizitor.

KASOLLET E FSHATIT

Një strehë magjike në natyrë,
për kujtime të paharrueshme…

AKTIVITETET

Vendi ku fillojnë kujtimet...
Aventura e përjetime që nuk harrohen kurrë.

Aktivitete
me kuaj

Kalërim në shtigjet e brendshme të fshatit dhe të jashtme, shëtitja me qeze/pajton.

Rekreativo-sportive

Parku i lojërave, zorbing, zip-line, hiking, patinazh në akull natyral, skijoring.

Kulturore
dhe artistike

Ekspozita, koncerte të hapura të muzikës, muzikë të vjetër qytetare, koloni arti.

Edukative

Programet edukative në kopshtin e kafshëve, screen-detox, lidhja me natyrën, scouting, kampe për fëmijë.

Kulinare

Festivali i suxhukut, fasules, flisë, pogaçes. Javet e kuzhinës ndërkombetare.

Aktivitete
për biznese

Aktivitete për Team Building, evente speciale, konferenca.

KOPSHTI I KAFSHËVE

Një udhëtim në botën magjike të kafshëve...

Kafshët e kopshtit

Kopshti është shtëpi e më shumë se 150 kafshëve, si: kuaj, gomerë, lopë, buallica,llama,alpaka,dhi,dele,makushë,struca,pula, gjeldeti, pata,rosa,paunë, kaproj, qen, mace, lepuj etj.

Aktivitetet ditore

Mjelja e kafshëve shtëpiake, mbledhja e vezëve, të njohim kafshët, momente me kafshët, mësojmë traditën në muze, ushqejmë të vegjlit e kafshëve, etj.

Hoteli i kafshëve

Hoteli ynë ofron shërbime të posaçme për ruajtjen dhe kujdesin e kuajve, ideale për ata që nuk kanë hapësirë. Gjithashtu, ofrojmë ambiente komode për qen, mace dhe shpezë, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm për të gjitha kafshët tuaja.

Muzeu i fshatit

Muzeu në Kopshtin e Kafshëve ofron një koleksion të veglave dhe mjeteve të vjetra, të përdorura më parë për kujdesin dhe mirëmbajtjen e kafshëve. Aty do të shihni dhe mësoni për historinë dhe zhvillimin e trajtimit të kafshëve ndër vite.

RESTORANTI I FSHATIT

Një oazë kulinare me aromat e natyrës, shijet e traditës sonë dhe ambientit që të mahnit...

SHITORJA E FSHATIT

Mrekullitë e natyrës. Produkte që flasin për zemrën e fshatit!

Në shitoren e fshatit, çdo produkt përfaqëson dashurinë dhe përkushtimin e fshatarëve, duke sjellë në çdo shtëpi freskinë dhe shijen e traditës. Këtu, çdo blerje është një përvojë emocionuese që lidh familjet me rrënjët e tyre dhe aromat e dashurisë së natyrës.