This post is also available in:
English
Hapet së shpejti!
Zipline
Një nga atraksionet më tërheqëse që do t’i shtohet përvojës së vizitorëve në fshatin eko-turistik “Kasollet e Zanave” është Zipline, një linjë fluturimi ajror me gjatësi prej 200 metrash që do të shtrihet mbi një peizazh mahnitës natyror. Kjo zipline do të ofrojë një ndjesi të rrallë lirie dhe adrenalina, duke e bërë atë një ndër aktivitetet më të preferuara për të rritur dhe të rinj.
-
E projektuar me standarde të larta sigurie, zipline do të jetë një përvojë fluturimi e qetë dhe emocionuese, që fillon nga një platformë e ngritur dhe përfundon në një pikë pritëse të pajisur me sistem frenimi të sigurt. Pjerrësia dhe shtrirja e linjës janë të studiuara me kujdes për të krijuar një përvojë dinamike, pa rrezik, por me ndjesi të paharrueshme.
Ky atraksion do të shërbejë jo vetëm si një aktivitet argëtues, por edhe si pikë vëzhgimi unike, nga ku vizitorët mund të admirojnë pamjet mbresëlënëse të fshatit, pyjeve përreth dhe zonave rekreative që e rrethojnë.
Zipline do të jetë në funksion gjatë gjithë sezonit të ngrohtë, me instruktorë të trajnuar që do të kujdesen për çdo pjesëmarrës.
Nëse kërkoni emocione të forta dhe një këndvështrim ndryshe të natyrës – Zipline në Kasollet e Zanave është aventura që nuk duhet ta lini pa provuar!
PËR T'U VIZITUAR
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve

Parku i lojërave ofron hapësirë kreative me lojëra të ndryshme tradicionale, për të zhvilluar kreativitetin dhe aftësitë e fëmijëve.
Parku i lojërave
This post is also available in:
English