Kasollja e ëndrrave
Veçoritë kryesore
Kjo kasolle unike shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, duke ofruar privatësi të plotë dhe një përvojë të papërsëritshme mes drunjve dhe gjelbërimit. Me një sipërfaqe të brendshme prej 250 m², kasollja është e dizajnuar për ata që kërkojnë luks të qetë, komoditet dhe lidhje të thellë me natyrën.
Kasollja e ëndrrave përfshin: sallonin me galeri, që krijon një ndjesi të hapësirës vertikale dhe ndriçimit natyral, i pasuruar me një kamin prej guri natyror, që sjell ngrohtësinë e vërtetë të maleve; katër dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka banjon private, ndërsa një banjo shtesë është e dedikuar për dhomat tjera.
Kasollja përfshin një kuzhinë të kompletuar, një magazinë të brendshme dhe një hapësirë të dedikuar relaksi me bilardo dhe pikado, për çaste të këndshme me familjen ose miqtë. Në terasën e madhe me tavolinë druri, mund të shijoni mëngjesin apo mbrëmjet pranë pishinës së jashtme, teksa përballë reflekton liqeni natyral, i rrethuar me pemë të ndryshme dhe hapësira të gjelbra.
Brenda hapësirës ndodhet edhe stalla e kuajve, për ata që dëshirojnë të përjetojnë kalërimin në natyrë, si dhe një trampolinë për fëmijë, që shton gjallëri dhe argëtim në çdo moment.
E ndërtuar me kujdes, Kasollja e ëndrrave është shpërblyer me Vendin e parë në Bienalen e Arkitekturës 2022 në kategorinë e ndërtesave të banimit si projekti më i mirë. Gjithashtu, është publikuar edhe në Archello.com – njërën nga platformat ndërkombëtare më prestigjioze, e specializuar për arkitekturë dhe dizajn.
- Dhomë dite me galeri
- Kamin special nga guri
- Kuzhinë me pajisje
- Bilardo, pikado + kënd relaksimi
- Katër dhoma gjumi
- Dy banjo
- Internet të shpejtë falas (Wi-Fi)
- Smart TV
- Kondicioner ajri
- Ngohje qëndrore
- Terracë me tavolinë dhe ulëse
- Skarë e jashtme
- Pishinë e jashtme
- Liqen natyral
- Trampolinë
- Stallë kuajsh
Kasollja ofron kapacitet akomodimi deri në 12 persona, duke siguruar hapësirë të bollshme dhe komoditet të plotë për grupe të mëdha apo familje. Mysafirët kanë mëngjesin e përfshirë, si dhe hyrje pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, ku mund të kalojnë momente të paharrueshme në shoqërinë e kafshëve të ndryshme që janë pjesë e përvojës unike të fshatit turistik “Kasollet e Zanave”.
Rezervoni me çmimet më të mira
1 natë
Përfshihet:
- Akomodim 10+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i Kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
7 netë
Përfshihet:
- Akomodim 10+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i Kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 1x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1x kalërim në rrethin e brendshmëm
15 netë
Përfshihet:
- Akomodim 10+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i Kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 3x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1x kalërim në rrethin e brendshmëm
- 1x Kalërim në rrethin e jashtëm
- Meze speciale në Mezetore
Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
