Qendra e kalërimit

Përjetoni emocionet e kalërimit

E vendosur në zemër të Fshatit Turistik, Qendra e Kalërimit është një hapësirë e veçantë e dedikuar për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocionin e kalërimit, qoftë si fillestarë apo si kalorës me përvojë. Me një infrastrukturë të projektuar për siguri dhe komoditet, kjo qendër ofron një kombinim unik mes rekreacionit dhe edukimit, duke e bërë kalërimin të qasshëm dhe të këndshëm për çdo vizitor.

Në këtë qendër, vizitorët mund të zgjedhin mes shëtitjeve të qeta me kalë në natyrë ose kurseve të strukturuara të kalërimit, të cilat ofrohen nga trajnerët tanë profesionistë. Për ata që nuk kanë përvojë të mëparshme, instruktorët tanë do të udhëheqin çdo hap të procesit, duke i ndihmuar të fitojnë besim dhe aftësi në drejtimin e kalit.

AKTIVITETET
NË QENDRËN E KALËRIMIT

Disa nga aktivitetet kryesore përfshijnë:

Shëtitje me kalë nëpër shtigjet panoramike të fshatit dhe natyrën përreth

Shkollën e kalërimit, ku fëmijët dhe të rriturit mund të mësojnë bazat e kalërimit

Kalërim për fëmijë, me kuaj të vegjël të përshtatur për ta

Sesione individuale ose në grup, për të mësuar teknikat e avancuara të kalërimit

Përjetimi i kalërimit të lirë, për ata që tashmë kanë përvojë

Qendra është e pajisur me hapësira të bollshme për trajnime, zonë të sigurt për të mësuar bazat e kalërimit, si dhe kuaj të trajnuar, të cilët janë të qenë të qetë dhe të sigurt për kalorësit e të gjitha niveleve. Përveç kësaj, ne kujdesemi që çdo përvojë e kalërimit të jetë sa më e këndshme, duke ofruar pajisje të cilësisë së lartë dhe trajnerë me përvojë. Për ata që duan të krijojnë një lidhje më të thellë me kuajt, organizojmë seanca të veçanta për të kuptuar sjelljen e tyre, për t’u kujdesur për ta dhe për të mësuar më shumë mbi lidhjen e njeriut me këtë kafshe fisnike.

Pavarësisht nëse dëshironi të shijoni një ditë ndryshe në natyrë, të mësoni një aftësi të re apo thjesht të relaksoheni me një shëtitje të qetë mbi shpinën e butë të një kali, Qendra e Kalërimit është aty për t'ju ofruar një përvojë të paharrueshme.