Sheshi me gurë & Pazari i fshatit
Sheshi me gurë
I ndërtuar me gurë dhe i rrethuar nga natyra, Sheshi me gurë është zemra sociale e fshatit, vendi ku shijet tradicionale, zërat e fëmijëve dhe atmosfera e gjallë takohen në një hapësirë të hapur dhe autentike.
Sheshi me gurë është një nga hapësirat më të gjalla të fshatit dhe pjesë integrale e pazarit të fshatit. Gjatë ditëve me mot të mirë dhe temperatura të përshtatshme, ky shesh shndërrohet në një pikë takimi ku vizitorët shijojnë ushqim tradicional dhe të shpejtë në një ambient të hapur dhe autentik.
Në shesh shërbehen ushqime tradicionale të përgatitura në vend, si flia dhe suxhuku, si dhe ushqime të shpejta për të gjitha moshat, përfshirë hamburgerë, virshle, mish pule, supa të ngrohta, kokoshka dhe akullore. Oferta plotësohet me pije jo alkoolike dhe alkoolike, kafe të ndryshme dhe pije sezonale.
Kryesisht gjatë vikendeve, sheshi gjallërohet edhe më shumë me lojëra për fëmijë dhe të rritur, animatore për fëmijë dhe aktivitete argëtuese për familje. Kohë pas kohe, atmosfera plotësohet me muzikë live, duke e shndërruar sheshin me gurë në një hapësirë ku ushqimi, argëtimi dhe natyra bashkohen në një përvojë të plotë për të gjithë vizitorët.
Pazari i Fshatit
Pazari i fshatit, i vendosur në sheshin me gurë, është krijuar për t’u ofruar fshatarëve të zonës një hapësirë ku prezantojnë dhe shesin produktet e tyre të freskëta dhe artizanale. Ky pazar i veçantë prej druri shërben si vend ekspozimi për fruta, perime dhe produkte të tjera bio, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes prodhuesve lokalë dhe vizitorëve.
Ky pazar është një hapësirë e gjallë që promovon punën e përditshme të fshatarëve tanë, duke u ofruar vizitorëve një gamë të gjerë produktesh natyrale dhe të freskëta që pasqyrojnë pasurinë, traditën dhe kulturën e zonës. Edhe pse i vogël në përmasa, pazari është i pasur me ngjyra dhe shije, duke krijuar një atmosferë autentike dhe tradicionale, ku vizitorët ndihen të mirëpritur dhe kanë mundësinë të zbulojnë produkte cilësore e të shijshme që vijnë drejtpërdrejt nga toka dhe nga duart e arta të fshatarëve.
Pazari i fshatit shërben si një pikë takimi mes vizitorëve dhe komunitetit lokal, duke ofruar mundësinë për të njohur më nga afër kulturën, traditat dhe mënyrën e jetesës në rajonin e Gollakut.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"
Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti
Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve