Mezetorja e fshatit
Mezetorja e fshatit ofron një përvojë të veçantë në zemër të natyrës, ku tradita dhe autenticiteti ndërthuren në çdo detaj. Mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë një përzgjedhje të pasur mezesh, të përgatitura me përbërës të freskët nga sera jonë, të shërbyera në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, nën hijen e kumbullave.
Mezetorja është një vend ideal për ushqim dhe alkohol, pa protokol!
Adhuruesit e mishrave, do të shijojnë lloje të shumta të proshutave dhe mishit të tharë, si dhe shuxhuk të përgatitur sipas recetave autentike. Aty do të shërbehen edhe djathëra artizanalë, ullinj të marinuar, e raki.
Përvoja ushqimore do të plotësohet nga një përzgjedhje e kujdesshme e disa llojeve të rakive artizanale.
Mezetorja e fshatit është vendi ideal për të shijuar çaste të këndshme mes familjarëve dhe miqve, duke përjetuar shijet e pasura të traditës dhe bukurinë e natyrës përreth.
Inspirohuni nga fotot tona mahnitëse të mezetores dhe natyrës përreth.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
