Kulturore
dhe artistike

Fshati turistik “Kasollet e Zanave” ofron një hapësirë të veçantë për t’u njohur me trashëgiminë kulturore dhe artistike të rajonit, duke promovuar aktivitete që pasurojnë shpirtin dhe krijimtarinë. Aktivitetet kulturore dhe artistike janë të dizajnuara për të ofruar një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët, duke u lidhur me natyrën, muzikën dhe artin.

Ekspozita të trashëgimisë kulturore

Në Fshatin Turistik “Kasollet e Zanave”, do të organizohen ekspozita të ndryshme që prezantojnë trashëgiminë kulturore të rajonit, ku do të ekspozohen artefakte të vlefshme të ruajtura ndër vite. Kjo është mundësia ideale për t’u njohur me historinë dhe traditat që kanë formuar këtë rajon dhe admiruar punimet e artistëve të së kaluarës.

Koncerte të hapura
të muzikës burimore

Për adhuruesit e muzikës tradicionale, Fshati ofron koncerte të hapura të muzikës burimore, duke sjellë tingujt e pasur të instrumenteve tradicionale dhe këngëve popullore që pasqyrojnë pasurinë kulturore të rajonit.

Ky aktivitet do t’u mundësojë vizitorëve të shijojnë performanca LIVE në një ambient natyror dhe relaksues.

Koncerte të hapura të muzikës klasike

Për të pasuruar edhe më tej jetën kulturore të fshatit, do të organizohen koncerte të hapura të muzikës klasike, ku ne synojmë të zhvillojmë performanca të rregullta në natyrë.

Ky aktivitet do të ofrojë mundësinë që vizitorët të shijojnë tingujt e mrekullueshëm të instrumenteve në një peizazh natyror, duke krijuar një atmosferë unike dhe të paharrueshme.

Kolonia e artit
‘Ëndrrat e Zanave’

Një tjetër aktivitet artistik që do të zhvillohet është Kolonia e Artit "Ëndrrat e Zanave", ku do të mblidhen artistë pamor nga të gjitha trevat, për të pikturuar bukuritë natyrore dhe historike të këtij rajoni.

Kolonia do të ketë një karakter kompetitiv dhe do të synojë të bëhet një ngjarje e përvitshme, që do të ofrojë mundësinë për artistët dhe vizitorët të ndajnë përvojat e tyre kreative dhe kulturore.