Veçoritë kryesore

Kjo kasolle unike shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, duke ofruar privatësi të plotë dhe një përvojë të papërsëritshme mes drunjve dhe gjelbërimit. Me një sipërfaqe të brendshme prej 250 m², kasollja është e dizajnuar për ata që kërkojnë luks të qetë, komoditet dhe lidhje të thellë me natyrën.

Kasollja e ëndrrave përfshin: sallonin me galeri, që krijon një ndjesi të hapësirës vertikale dhe ndriçimit natyral, i pasuruar me një kamin prej guri natyror, që sjell ngrohtësinë e vërtetë të maleve; katër dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka banjon private, ndërsa një banjo shtesë është e dedikuar për dhomat tjera. 

Kasollja përfshin një kuzhinë të kompletuar, një magazinë të brendshme dhe një hapësirë të dedikuar relaksi me bilardo dhe pikado, për çaste të këndshme me familjen ose miqtë. Në terasën e madhe me tavolinë druri, mund të shijoni mëngjesin apo mbrëmjet pranë pishinës së jashtme, teksa përballë reflekton liqeni natyral, i rrethuar me pemë të ndryshme dhe hapësira të gjelbra.

Brenda hapësirës ndodhet edhe stalla e kuajve, për ata që dëshirojnë të përjetojnë kalërimin në natyrë, si dhe një trampolinë për fëmijë, që shton gjallëri dhe argëtim në çdo moment.

E ndërtuar me kujdes, Kasollja e ëndrrave është shpërblyer me Vendin e parë në Bienalen e Arkitekturës 2022 në kategorinë e ndërtesave të banimit si projekti më i mirë. Gjithashtu, është publikuar edhe në Archello.com – njërën nga platformat ndërkombëtare më prestigjioze, e specializuar për arkitekturë dhe dizajn.

Kasollja ofron kapacitet akomodimi deri në 12 persona, duke siguruar hapësirë të bollshme dhe komoditet të plotë për grupe të mëdha apo familje. Mysafirët kanë mëngjesin e përfshirë, si dhe hyrje pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, ku mund të kalojnë momente të paharrueshme në shoqërinë e kafshëve të ndryshme që janë pjesë e përvojës unike të fshatit turistik “Kasollet e Zanave”.

PAKOT E QËNDRIMIT SIPAS NETËVE

Rezervoni me çmimet më të mira

1 natë

Prej €499 nata
Përfshihet:

7 netë

Prej €449 nata
Përfshihet:

15 netë

Prej €399 nata
Përfshihet:
GALERIA

Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.