Kasollet e vogla
Kasollet e vogla
Me gjithsej nëntë të tilla, kasollet e vogla ofrojnë një eksperiencë unike akomodimi. Me një sipërfaqe prej 20 m², këto kasolle janë ideale për çifte, individë ose ata që kërkojnë një përvojë fshati, të lidhur ngushtë me natyrën përreth.
Dizajni unik me kulme ovale dhe dritaren e madhe që përshkon tërë pjesën ballore të kasolles, i bën këto kasolle një strehë magjike që duhet ta përjetoni patjetër. Kasollet kanë një dhomë të vetme me një shtrat me kashtë dhe erëza relaksuese nga malet përreth, mbi të cilin është vendosur një shtresë dysheku për rehati shtesë. Secila kasolle bart një emër të llojeve të luleve autentike që rriten në Kosovë, duke i lidhur ngushtë me florën lokale dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.
Veçoritë kryesore
- Krevat unik prej kashte
- Set për çaj dhe kafe
- Terracë me tavolinë dhe ulëse
- Wi-Fi Internet të shpejtë
- Kondicioner ajri
- Ngohje qëndrore
Kasollet ofrojnë kapacitet akomodimi deri në 2 persona. Mysafirët kanë të përfshirë mëngjesin e shijshëm, si dhe hyrjen pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, për të kaluar momente të paharrueshme me kafshët e shumta që janë pjesë e fshatit turistik.
Rezervoni me çmimet më të mira
1 natë
Përfshihet:
- Akomodim 2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
7 netë
Përfshihet:
- Akomodim 2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 1 x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1 x kalërim për person në rrethin e brendshmëm
15 netë
Përfshihet:
- Akomodim 2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 1 x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1 x kalërim për person në rrethin e brendshmëm
- Meze speciale në Mezetore
Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
