Kasollet e mëdha
Kasollet e mëdha
Secila kasolle ofron një sipërfaqe totale prej 155 m², me hapësirë të bollshme dhe rehati për të gjithë ata që kërkojnë një strehë me ambient të ngrohtë, për të shijuar natyrën dhe për t’u relaksuar. Kasollet kanë sallonin me këndin e argëtimit, kaminin, kuzhinën, tri dhoma gjumi, dy banjo, saunë dhe vaskë me ujë të ngrohtë (hot tub). Dizajni unik i kasolleve krijon një atmosferë që gërsheton tradicionalen me praktikat moderne të jetesës. Secila kasolle bart një emër të llojeve të drunjve të lartë që rriten në Kosovë, duke i lidhur më shumë me natyrën dhe biodiversitetin lokal.
Veçoritë kryesore
- Dhomë dite
- Kamin special UFO
- Kuzhinë
- Bilardo + kënd relaksimi
- Tri dhoma gjumi dyshe
- Dy banjo
- Saunë finlandeze
- Vaskë e jashtme (Hot Tub)
- Terracë me tavolinë dhe ulëse
- Skarë e jashtme
- Wi-Fi Internet të shpejtë
- Smart TV
- Kondicioner ajri
- Ngohje qëndrore
Kasollet ofrojnë kapacitet akomodimi për 6+2 persona, duke siguruar hapësirë dhe komoditet për grupe dhe familje më të mëdha. Mysafirët kanë të përfshirë mëngjesin, si dhe hyrjen pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, për të kaluar momente të paharrueshme me kafshët e shumta që janë pjesë e fshatit turistik.
Rezervoni me çmimet më të mira
1 natë
Përfshihet:
- Akomodim 6+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
7 netë
Përfshihet:
- Akomodim 6+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 1x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1x kalërim në rrethin e brendshmëm për person
15 netë
Përfshihet:
- Akomodim 6+2 persona
- Mëngjesi i përfshirë
- Kopshti i kafshëve - FALAS
- Parku i lojërave - FALAS
- Shportë me perime nga sera (sez.)
- 1 x shëtitje me pajton gjatë qëndrimit
- 1x kalërim në rrethin e brendshmëm për person
- Meze speciale në Mezetore
Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
