Kampi veror në
Kasollet e Zanave

Mirë se vini në Kampin Veror të Zanave, një përvojë unike ku fëmijët kalojnë ditë të mbushura me natyrë, kafshë, aventura, miqësi dhe aktivitete edukative në zemër të Fshatit Eko Turistik Kasollet e Zanave.

I organizuar nga Kasollet e Zanave dhe Elite Academy, kampi është krijuar për t'u ofruar fëmijëve një përvojë të vërtetë larg ekraneve, në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, fermën dhe jetën në fshat. 

Çfarë i pret fëmijët?

Në Kampin Veror të Zanave, fëmijët do të përjetojnë një javë të mbushur me natyrë, kafshë, aventura dhe lojë. Programi i kampit ndërthur jetën në fermë, eksplorimin në natyrë, aktivitetet kreative dhe sfidat ekipore, duke krijuar një përvojë unike dhe ndryshe nga kampet tradicionale. Koncepti i kampit mbështetet te tri shtylla kryesore: kafshë, natyrë dhe aventurë. Kjo formulë përputhet mirë me kërkimet mbi kampet cilësore, lojën në natyrë dhe të nxënit me përvojë.

• Jeta në fermë: mjelja e dhive dhe lopëve, mbledhja e vezëve, njohje dhe kujdes për kafshët e fermës.

• Aventura në natyrë: kalërim bazik i mbikëqyrur për fillestarë, shëtitje grupore me qerre kuajsh, peshkim, ecje dhe eksplorim në natyrë.

• Krijimtari dhe bashkëpunim: punëtori kreative, aktivitete edukative, lojëra dhe sfida ekipore, si edhe kohë qetësimi, lexim dhe tregime në natyrë.

• Mbrëmjet e kampit (për paketën me fjetje): mbrëmje pranë zjarrit, kinema nën qiell të hapur dhe momente të përbashkëta që krijojnë kujtime të veçanta.

KAMPI VEROR I ZANAVE 2026

Zgjidhni paketën që i përshtatet më së miri fëmijës suaj

Paketa Ditore
34 €

Çmimi përfshin:
- Pjesëmarrje në aktivitetet e kampit
- Drekë ujë dhe pije
- Transporti Prishtinë – Prapashticë – Prishtinë
- Pa akomodim dhe pa mëngjes

Paketa 5-Ditore
149 €

Çmimi përfshin:
- Pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e kampit për 5 ditë
- Drekë ujë dhe pije
- Transport Prishtinë – Prapashticë – Prishtinë
- Pa akomodim dhe pa mëngjes

Paketa 5 Ditë / 4 Netë
285 €

Çmimi përfshin:
- 5 ditë dhe 4 netë akomodim në Kasollet e Zanave
- Mëngjes, drekë dhe darkë
- Ujë dhe pije me çdo vakt
- Pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e kampit
- Transporti Prishtinë – Prapashticë – Prishtinë

Programi i Kampit Veror të Zanave

Dita e parë – Aventurë, miqësi dhe argëtim në natyrë

• Ceremonia e hapjes së kampit dhe ndarja në grupe

• Lojëra njohëse për krijimin e miqësive të reja

• Kalërim në rreth për fillestarë

• Lojëra me ujë në natyrë: balona uji dhe rrëshqitje

• Gara ekipore sportive në natyrë

• Vizitë në fermë dhe njohje me kafshët

• Punëtori kreative me materiale natyrore.

• Fotografi për kujtim nga dita e parë

• Shpallja e “Fermerit të Ditës” për fëmijën më aktiv me kafshët

Të gjitha aktivitetet zhvillohen nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar dhe në përputhje me masat e sigurisë për fëmijët në natyrë.

Dita e dytë – Eksplorojmë dhe krijojmë

• Udhëtim eksplorimi në natyrë me lojën “Gjuetia e Thesarit”

• Peshkim pranë liqenit për të mësuar durimin dhe bashkëpunimin

• Bubble Soccer – lojë argëtuese me topa transparentë gjigantë

• Pikturë natyrore me ngjyra në ambient të hapur

• Krijime artistike me materiale të mbledhura nga natyra

• Lojëra ekipore sportive: stafeta dhe sfida argëtuese

• Kujdesi dhe ushqimi i kafshëve në fermë

• Fotografi tematike nga eksplorimi i ditës

• Reflektim mbi përvojat e ditës dhe shpërblimi i krijuesit më të talentuar

Të gjitha aktivitetet zhvillohen nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar dhe në përputhje me masat e sigurisë për fëmijët në natyrë.

Dita e tretë – Dita e ngjyrave dhe sportit

• Festë me pluhur ngjyrash (Color Run) – vallëzim dhe argëtim me bojëra jo të dëmshme

• Gara me ski bari në livadh

• Stafeta sportive dhe gara shpejtësie në natyrë

• Lojëra me pengesa dhe sfida bashkëpunimi mes grupeve

• Vallëzim dhe muzikë argëtuese

• Punëtori kreative me ngjyra dhe materiale natyrore: krijime me pambuk, gjethe dhe dru

• Kujdesi dhe loja me kafshët e fermës gjatë ditës

• Shpallja e ekipit fitues të ditës

Të gjitha aktivitetet zhvillohen nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar dhe në përputhje me masat e sigurisë për fëmijët në natyrë.

Dita e katërt – Bota magjike e librave dhe zanave

• Këndi i leximit në natyrë me tregime për zanat dhe natyrën

• Lexim kolektiv i historive fantastike dhe diskutim mbi mesazhet e tyre

• Punëtori kreative: krijimi i personazheve imagjinarë dhe maskave të zanave

• Karaoke dhe Konkurs Talenti me këngë, valle dhe performanca të fëmijëve

• Lojëra argëtuese krijuese dhe sfida grupore

• Realizimi i kujtimeve të kampit përmes fotografive dhe vizatimeve

• Shpërblimi për lexuesin më të përkushtuar të ditës

Të gjitha aktivitetet zhvillohen nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar dhe në përputhje me masat e sigurisë për fëmijët në natyrë.

Dita e pestë – Tradita, kujtimet dhe festa përmbyllëse

• Ecje në natyrë dhe lojëra tradicionale shqiptare

• Demonstrim në fermë: përgatitja e djathit dhe kosit nga qumështi i freskët

• Punëtori gatimi tradicional: pjekja e flisë

• Kitarë dhe valle rreth zjarrit të kampit nën yje

• Ekspozitë e fotografive dhe punimeve artistike të realizuara gjatë kampit

• Pema e Kujtimeve – varja e mesazheve dhe dëshirave të shkruara nga fëmijët

• Ndarja e certifikatave të pjesëmarrjes dhe shpallja e “Fermerit të Dalluar të Kampit”

• Fotografi zyrtare e grupit dhe festa përmbyllëse e kampit

Të gjitha aktivitetet zhvillohen nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar dhe në përputhje me masat e sigurisë për fëmijët në natyrë.

Keni pyetje para regjistrimit?

Nëse dëshironi informacione shtesë rreth programit, akomodimit, sigurisë, ushqimit ose organizimit të kampit, mund të kontaktoni drejtpërdrejt bashkëorganizatoren e kampit:

+383 49 600 712

Eranda Sylejmani
Bashkëorganizatore e Kampit Veror të Zanave

Pyetje të shpeshta rreth Kampit Veror të Zanave

Kampi Veror i Zanave organizohet në Fshatin Eko Turistik “Kasollet e Zanave”, në zemër të natyrës së Gollakut, vetëm pak minuta larg Prishtinës. Gjatë kampit, fëmijët do të kalojnë kohë pranë kuajve, pony-ve, lopëve, dhive, deleve, lepujve dhe kafshëve të tjera të fermës, duke përjetuar nga afër jetën në natyrë përmes aktiviteteve edukative, argëtuese dhe aventurave në ambient të sigurt.

Fëmijët akomodohen në kasolle prej druri të pajisura dhe të përshtatshme për qëndrim grupor. Çdo kasolle ofron kushte komode, hapësira të sigurta dhe ambiente sanitare funksionale. Gjatë gjithë kohës, fëmijët janë nën mbikëqyrjen e edukatorëve dhe stafit të kampit, të cilët kujdesen për sigurinë, mirëqenien dhe aktivitetet e tyre.

Programi ofron aktivitete shumëllojshme përfshijnë eksplorime natyrë, kujdes për kafshët, lojëra tradicionale, punë artizanale, netë tematike dhe shumë përvoja edukative nxisin vetëbesimin dhe zhvillimin personal. 

Jo. Për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve, fëmijët nuk lejohen të sjellin ushqime ose pije nga jashtë menusë së kampit. Përjashtim bëjnë rastet e alergjive ose nevojave të veçanta ushqimore, të deklaruara paraprakisht nga prindërit gjatë regjistrimit.

Për të ruajtur përvojën e kampit, përqendrimin në aktivitete dhe zhvillimin e pavarësisë së fëmijëve, vizitat gjatë kampit nuk lejohen. Organizatorët do të ndajnë rregullisht fotografi, video dhe informata nga aktivitetet e kampit, ndërsa në raste të veçanta prindërit mund të kontaktojnë stafin përgjegjës.

Jo. Gjatë kampit nuk lejohet përdorimi i telefonave mobilë nga pjesëmarrësit. Qëllimi është që fëmijët të përfshihen plotësisht në aktivitetet, natyrën, lojërat dhe ndërveprimin me bashkëmoshatarët. Në rast nevoje ose emergjence, prindërit mund të kontaktojnë organizatorët ose kujdestarët e grupit.

Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioriteti ynë kryesor. Kampi mbikëqyret nga edukatorë, kujdestarë dhe staf i trajnuar, të cilët janë të pranishëm gjatë gjithë kohës. Çdo aktivitet zhvillohet në ambiente të sigurta dhe të përshtatshme për moshën e pjesëmarrësve.

Po. Programi është hartuar për t'iu përshtatur grupmoshave të ndryshme dhe përfshin aktivitete edukative, kreative, sportive dhe rekreative. Qëllimi është që çdo fëmijë të ketë mundësi të marrë pjesë, të mësojë, të argëtohet dhe të krijojë kujtime të bukura.

Për secilin sesion, regjistrimet mbeten të hapura deri 1 ditë para fillimit të kampit, ose deri në plotësimin e vendeve të lira. Regjistrimi konsiderohet i kompletuar pas plotësimit të formularit dhe realizimit të pagesës.

Regjistrimi mund të bëhet në dy mënyra:

Online, duke plotësuar formularin e regjistrimit dhe duke kryer pagesën përmes faqes zyrtare të kampit.

ose

Fizikisht, në zyrat e Elite Academy në Prishtinë, në adresën: rr. Ali Kelmendi (përballë Hotel Afa), gjatë orarit zyrtar.

📍 Lokacioni në hartë
Kliko këtu

Regjistrimi online dhe pagesa: www.kasolletezanave.com/kampi-veror

Për të siguruar një qëndrim sa më të rehatshëm dhe të këndshëm gjatë kampit, çdo pjesëmarrës duhet të ketë me vete veshjet dhe pajisjet personale të nevojshme.

Për listën e plotë të rekomanduar, ju lutemi shikoni Çantën e Kampistit:

🔗 Shiko Çantën e Kampistit

Lista përfshin veshje për aktivitete në natyrë, mjete personale higjienike, rroba rezervë dhe rekomandime të tjera të rëndësishme për qëndrimin në kamp.