Kampi veror për fëmijë
Vendi ku fillojnë kujtimet...
Një aventurë 6-ditore që fëmijët nuk do ta harrojnë kurrë! Grupi i parë: 30 Qershor – 5 Korrik 2025 | Grupi i dytë: 14 Korrik – 19 Korrik 2025 | Në bashkëpunim me Elite Academy.
Kampi veror në Kasollet e Zanave
Kampi veror në Kasollet e Zanave, organizuar në bashkëpunim me Elite Academy, sjell një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të sigurt për fëmijët e moshës 7 deri në 14 vjeç. Për 6 ditë dhe 5 netë, ata do të jetojnë në kasolle të drurit, do të ushqehen me produkte të freskëta nga restoranti i fshatit dhe do të marrin pjesë në një program të pasur aktivitetesh të menduara me kujdes për zhvillimin fizik, emocional dhe social të tyre.
Çfarë e bën këtë kamp
të veçantë?
Akomodim i përshtatur për fëmijë në kasolle të drurit, të rehatshme dhe të mbikëqyrura
Ushqim i shëndetshëm dhe tradicional nga fshati, përgatitur çdo ditë nga amvisat lokale
Program i strukturuar ditor me aktivitete edukative, fizike dhe kreative
Kujdes dhe mbikëqyrje 24-orëshe nga edukatorë dhe staf të trajnuar
Qasje gjithëpërfshirëse që promovon ndjeshmërinë ndaj mjedisit, bashkëpunimin dhe zbulimin
Programi i kampit veror
Pritja dhe akomodimi në kasolle
Njohje me ekipin dhe rregullat e bashkëjetesës
Lojëra interaktive dhe orientuese në natyrë
Zjarr kampi dhe rrëfime nën yje
- Ushqyerja e kafshëve dhe përkujdesje për kuajt
- Mësim mbi bujqësinë: mbjellje dhe punë në kopsht
- Lojëra tradicionale dhe kreativitet me ngjyra
- Hiking në shtigjet e fshatit
- Piknik nën pemë dhe lojëra në natyrë
- Zorbing dhe aktivitete imagjinative për ëndërrim
- Yoga për fëmijë në natyrë
- Lojëra ekipore dhe sfida argëtuese
- Koha e qetë për lexim dhe reflektim
- Mbrëmje filmike nën qiell të hapur
- Kalërim në shtigje të sigurta
- Punëdore me materiale natyrore
- Gara argëtuese dhe bashkëpunuese
- Mbrëmje festive me certifikata dhe surpriza
- Reflektim i përvojës dhe ndarje emocionesh
- Pritja e prindërve dhe prezantimi i kampit
- Përqafime, fotografi dhe ftesa për t’u rikthyer vitin tjetër!
Një javë që mbetet në kujtime
Kampi është dizajnuar për të nxitur dashurinë për natyrën, ndjeshmërinë ndaj kafshëve, ndjenjën e bashkësisë dhe shprehinë krijuese. Me një staf të përkushtuar dhe me përvojë, përkushtimi ynë është që çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i përfshirë dhe i lumtur. Gjatë gjithë javës, fëmijët mësojnë pa presion, luajnë pa konkurrencë, eksplorojnë pa kufi dhe krijojnë kujtime të cilat do t’i kujtojnë me mall edhe kur të rriten.
Çmimi
149€ – 5 DITË
Çmimi përfshin:
• Ushqim të plotë (1 vaktë në ditë + 2 mesvakte)
• Transportin vajtje-ardhje
• Maicën me logon e kampit
• Aktivitetet e organizuara (sportive, krijuese, edukative dhe argëtuese)
• Materialet e nevojshme për punëtori dhe lojëra
• Kujdes dhe mbikëqyrje nga staf profesional gjatë gjithë kohës
Vendet janë të kufizuara – rezervoni me kohë!
Çmimi
450€ – 6 DITË / 5 NETË
Çmimi përfshin:
• Akomodimin për 5 netë
• Ushqim të plotë (3 vakte në ditë + dy ushqime të lehta)
• Transportin vajtje-ardhje
• Maicën me logon e kampit
• Aktivitetet e organizuara (sportive, krijuese, edukative dhe argëtuese)
• Materialet e nevojshme për punëtori dhe lojëra
• Kujdes dhe mbikëqyrje nga staf profesional gjatë gjithë kohës (24/7)
Vendet janë të kufizuara – rezervoni me kohë!
Informacione shtesë & rezervime
Akomodimi: Kasolle druri të ngrohta dhe të mbikëqyrura
Ushqimi: 3 x vakte + 2 x ushqime të lehta në ditë
Mosha: 7 – 14 vjeç
Lokacioni: Fshati Eko-Turistik “Kasollet e Zanave”, Prapashticë
Datat:
• Grupi i parë: 30 Qershor – 5 Korrik 2025
• Grupi i dytë: 14 Korrik– 19 Korrik 2025 Tel: +383 49 600 712
Email: hello@kasolletezanave.com
Dokumente shtesë
Pyetje të shpeshta nga prindërit – EA Summer Camp & Kasollat e Zanave
EA Summer Camp organizohet në ambientin magjik të fshatit turistik ‘Kasollat e Zanave’, në zemër të natyrës së Gollakut. Fëmijët do të përjetojnë bukurinë e natyrës, në një mjedis të sigurt dhe frymëzues.
Fëmijët qëndrojnë në shtëpiza prej druri, të sigurta dhe të përshtatshme për fëmijë. Në çdo hapësirë të kampit ka mbikëqyrje dhe kujdes të vazhdueshëm nga stafi profesional.
Programi ofron aktivitete të shumëllojshme që përfshijnë eksplorime në natyrë, kujdes për kafshët, lojëra tradicionale, punë artizanale, netë tematike dhe shumë përvoja edukative që nxisin vetëbesimin dhe zhvillimin personal.
Jo. Kampistët nuk lejohen të sjellin ushqime nga jashtë menusë së kampit. Kjo për të garantuar shëndetin, sigurinë dhe barazinë mes të gjithë fëmijëve, si dhe për të shmangur tërheqjen e insekteve.
Vizitat fizike nuk lejohen për të nxitur pavarësinë dhe përqendrimin në përvojën e kampit. Megjithatë, kampi ofron mundësi kontakti virtual në ditë të caktuara përmes video-mesazheve ose komunikimeve të organizuara.
Jo. Për të ruajtur përqendrimin dhe komunikimin tradicional, telefonat nuk lejohen. Në raste emergjente, prindërit mund të kontaktojnë kujdestarin e grupit.
Siguria dhe mirëqenia e kampistëve janë prioritet absolut. Stafi është i trajnuar, prezent 24/7 dhe kujdeset që çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i përfshirë dhe i përkrahur.
Po. Programi është i menduar për të përfshirë fëmijë me interesa dhe aftësi të ndryshme, duke ofruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje, eksplorim dhe zbavitje
Për grupin e parë, që zhvillohet nga data 30 qershor deri më 5 korrik, regjistrimi i fëmijës/fëmijëve është i hapur deri më 28 qershor. Në këtë datë finalizohet nënshkrimi i kontratës dhe kryhet pagesa.
Për të regjistruar fëmijën/fëmijët, mund të vizitoni zyrat e Elite Academy në Prishtinë, në adresën: rr. Ali Kelmendi (përballë Hotel Afa), çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 12:00.