Kafehanja e Poshtme
Kafehanja e Poshtme
E vendosur pranë Parkut të Lojërave, Kafehanja e Poshtme ofron një hapësirë relaksuese për të gjithë ata që shoqërojnë fëmijët gjatë momenteve të tyre të lojës. Brenda një ambienti të ngrohtë, ku dëgjohen të qeshurat e fëmijëve dhe zërat plot jetë, mund të shijoni një çaj aromatik, një filxhan kafe të sapozier apo një pije freskuese. Me pamje nga parku i lojërave, kjo kafehane bëhet një vend ideal për një ndalesë të këndshme, ndërsa fëmijët përfshihen në aventurat e tyre.
Në meny gjeni edhe ushqime tradicionale – lloj-lloj pitesh dhe fli të përgatitura nga gratë e fshatit, që e pasurojnë përvojën tuaj.
-
Tavolinat dhe ulëset e punuara nga druri natyral krijojnë një ambient të qetë dhe komod, ndërsa ajri i pastër dhe gjelbërimi përreth e bëjnë këtë hapësirë ideale për një pushim të këndshëm.
Përveçse një vend relaksimi, Kafehanja e Poshtme është gjithashtu një hapësirë ku prindërit mund të bisedojnë me fëmijët për emocionet dhe përvojat e tyre në Parkun e Lojërave, duke ndarë gëzimin e tyre dhe krijuar kujtime të bukura familjare.
GALERIA
Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kafehanës se poshtme dhe natyrës përreth.
PËR T'U VIZITUAR
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
