Hoteli i kafshëve

Shtëpia me 5 yje për kafshët tuaja të dashura

Për të gjithë ata që adhurojnë kuajt dhe kafshët, por nuk kanë hapësirë ose kushte të përshtatshme për t’u kujdesur për ta, Fshati Turistik ofron një hotel të dedikuar për kuajt dhe kafshët e tjera. Ky hotel është një hapësirë e veçantë, ku pronarët mund të lënë kuajt e tyre nën kujdesin e stafit tonë profesional, i cili garanton mirëqenien dhe trajtimin e tyre të duhur.

Përveç kësaj, hoteli i kafshëve është gjithashtu në dispozicion të mysafirëve që qëndrojnë në kasollet e fshatit, duke u mundësuar atyre të sjellin me vete kuajt, qentë ose kafshë të tjera shtëpiake. Në këtë hotel, kafshët gëzojnë një ambient të sigurt dhe të rehatshëm, me ushqim të përshtatur, kujdes veterinar, dhe hapësira të bollshme për lëvizje.

Hoteli ynë është vendi ideal për ata që dëshirojnë të sigurojnë trajtim dhe përkujdesje profesionale për kafshët e dashura të tyre.

Përparësitë e hotelit të kafshëve

Hoteli i kafshëve në Kasollet e Zanave ofron një sërë përfitimesh për pronarët e kafshëve. Përveç kujdesit të specializuar për kuajt dhe kafshët e tjera, hoteli siguron:

Ushqim cilësor dhe i përshtatur sipas nevojave specifike të secilës kafshë, duke garantuar një dietë të shëndetshme.

Kujdes veterinar i rregullt, me vizita të planifikuara dhe trajtime të personalizuara për mirëqenien e kafshëve.

Hapësira të gjera për lëvizje dhe lojë, duke siguruar një mjedis natyral dhe stimulues për të gjitha kafshët e strehuara.

Shërbime të veçanta për kuajt, si pastrimi profesional, sesione për ruajtjen e kondicionit fizik, kujdesi për thundrat dhe trajtime relaksuese për një gjendje optimale fizike.

Siguri maksimale, me mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi ynë profesional.

Garanci për mirëqenien e kafshëve

Struktura e hotelit është projektuar që të sigurojë dritë natyrale dhe ajrosje të mirë, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për të gjitha kafshët. Çdo kafshë do të ketë një hapësirë të dedikuar, ndërsa kuajt do të kenë edhe një zonë të veçantë për larje dhe trajtime specifike, duke përfshirë pastrimin dhe kujdesin për thundrat dhe lëkurën e tyre. Për më tepër, kafshët kanë edhe një hapësirë të madhe në natyrë, ku për çdo ditë barten për të qëndruar në termine të caktuara.
Me një staf të trajnuar dhe me përvojë, i cili do të kujdeset për çdo nevojë të kafshëve, hoteli i kafshëve është një garanci për mirëqenien, relaksin dhe trajtimin e duhur të tyre.