Kërkoni një vend unik për të festuar momentet më të rëndësishme me familjen dhe miqtë? Kasollet e Zanave ju fton të organizoni eventet tuaja në një ambient magjik, mes natyrës së bukur, një restoranti të veçantë dhe kopshtit më të madh të kafshëve në rajon. Një ngjarje që do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tuaja.
Ditëlindje për fëmijë dhe të rritur – Një festë e veçantë në mes të natyrës, me shumë hapësirë për lojëra dhe argëtim.
Përvjetorë dhe festa familjare – Një mënyrë e përkryer për të festuar dashurinë dhe kujtimet me të dashurit tuaj.
Festa tematike për fëmijë – Festa të dizajnuara sipas temave të preferuara të fëmijëve, me dekor dhe aktivitete të personalizuara.
Festa sezonale – Festa verore apo dimërore, të përshtatura sipas stinës dhe ambientit natyror.
Evente të personalizuara – Ne përshtatemi me çdo kërkesë për të krijuar një event unik sipas dëshirave tuaja.
Hapësirë e madhe në natyrë – E përshtatshme si për festa familjare të vogla, ashtu edhe për grupe më të mëdha.
Restorant i dedikuar – Me menu tradicionale dhe bashkëkohore, të përgatitura me kujdes për të gjithë mysafirët.
Kopshti i kafshëve – Një atraksion i veçantë që e bën festën edhe më të bukur dhe më argëtuese për fëmijët.
Aktivitete dhe lojëra për të gjitha moshat – Nga animacionet për fëmijë deri te përvoja argëtuese në natyrë.
Mundësi akomodimi për deri në 93 persona – Kasolle të rehatshme që ofrojnë një qëndrim të ngrohtë dhe autentik për të ftuarit tuaj.
Çfarë është më e bukur për një fëmijë sesa të festojë ditën e tij të veçantë mes natyrës së gjelbër, pranë kafshëve të dashura dhe në një botë plot lojëra e të qeshura?
Në “Kasollet e Zanave”, ditëlindja nuk është vetëm një festë, por një përjetim që mbetet gjatë në kujtesë. Këtu, fëmijët nuk festojnë vetëm me tortë e dhurata, por krijojnë kujtime të çmuara, forcojnë shoqërinë, prekin dhe ushqejnë kafshët, marrin pjesë në lojëra të organizuara dhe ndihen të lirë në një ambient të ngrohtë, të sigurt dhe frymëzues.
Secili detaj është menduar me kujdes: nga dekorimi, tek ushqimi i shijshëm, e deri te aktivitetet zbavitëse, për ta bërë ditëlindjen e fëmijës suaj jo vetëm të bukur, por vërtet të paharrueshme.
Dhe, mos harroni: kujtimet që krijon fëmija sot, janë thesaret e tij për nesër...