Ora: 11:00 – 20:00 | E shtunë – E diel
Kasollet e Zanave në bashkëpunim me DREAMkid,
organizonjë një super festë verore për fëmijë!
Një fundjavë me ngjyra, ujë, sfida,
personazhe të dashur dhe kafshë në Kopshtin e Kafshëve.
Të shtunën dhe të dielën, fëmijët do të kalojnë një ditë të mbushur me lojëra me ujë, aktivitete argëtuese dhe takime me personazhet e tyre të preferuar, për një përvojë të gjallë dhe plot kujtime për të gjithë familjen.
AGJENDA E PROGRAMIT
11:00-13:00 | Kërcime, muzikë & Lojëra me ujë
E nisim ditën me energji verore! Muzikë, kërcime dhe sfida me ujë që do t’i freskojnë dhe do t’i kënaqin fëmijët si kurrë më parë.
13:30-14:30 | Ushqejmë kafshët me McBeka
Fëmijët bashkohen me McBekën për të ushqyer llamat, lepujt, dhitë dhe patat, ndërsa mësojnë fakte argëtuese për secilën kafshë. Me shumë të qeshura, energji dhe pyetje të çuditshme, McBeka e kthen ushqimin në një përvojë plot lojë e humor.
15:00-17:00 | Piktura në fytyrë & Balona me forma
Artistët tanë i shndërrojnë fëmijët në princesha, superhero apo kafshë. Balonat shumëngjyrëshe marrin forma qesharake që sjellin të qeshura pa fund.
18:00-19:00 | Spektakël me McBeka & Kafshët tona të buta
Llamat, ponitë, lepujt dhe strucat afrohen për përkëdhelje. McBeka sjell gjallëri me një shfaqje unike për të gjithë fëmijët!
19:00-20:00 | Festë me Paw Patrol & Sfida argëtuese
Chase dhe Marshall kthehen me një party të paharrueshme! Kërcime, gara, lojëra dhe shumë të qeshura me miqtë më të dashur të fëmijëve.
3€ hyrja për të gjithë fëmijë dhe të rritur
Vendi: Oborri i Kopshtit të Kafshëve -Kasollet e Zanave, Prapashticë, Prishtinë.