Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Festa në Kasollet e Zanave

July 4 @ 5:00 pm - 9:30 pm

Kasollet e Zanave në bashkëpunim me DREAMkid, organizonjë një super festë për fëmijë!

Një mbrëmje nën yje me personazhe të dashura, kafshë dhe film në qiell të hapur!

Ju ftojmë në një super event për fëmijët tuaj, këtë të premte në fshatin turistik ‘Kasollet e Zanave’.
Një mbrëmje ku fëmijët do të krijojnë kujtime të paharrueshme mes kafshëve, balonave, pikturave dhe personazheve të preferuara.

AGJENDA E PROGRAMIT
17:00-18:00 |Piktura në fytyrë dhe bërja e balonave me forma
Artistët tanë transformojnë fëmijët në superheronj, princesha apo kafshë të dashura, ndërsa balonat kthehen në forma argëtuese.

18:00-19:00 |Spektakël me kafshët, udhëhequr nga McBeka
Mbrëmje me një spektakël të gjallë me llamat, kuajt pony, strucat, gomarët, lepujt, etj. Fëmijët do të mund t’i prekin, t’i ushqejnë dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme me to.

19:00-20:00 |Party me PAW Patrol!
Personazhet e dashur të fëmijëve, Chase & Marshall, vijnë për të kërcyer, përqafuar dhe argëtuar me lojëra e muzikë. Kohë perfekte për foto e kujtime!

20:00-21:30 | Një film mes kafshëve dhe yjeve
Në ulëset prej kashte, fëmijët shijojnë filmin, ndërsa kafshët enden qetësisht përreth, duke krijuar një atmosferë të veçantë që nuk gjendet askund tjetër!

10€ Çmimi për pjesëmarrje përfshin: pije freskuese, kokoshka dhe akullore për çdo fëmijë

Details

Date:
July 4
Time:
5:00 pm - 9:30 pm