Aktivitete edukative

Fshati turistik “Kasollet e Zanave” ofron një program të pasur me aktivitete edukative, që synojnë të lidhin fëmijët dhe vizitorët me natyrën, traditat dhe jetën në fshat. Aktivitetet janë të strukturuara për të ofruar një përvojë unike mësimore dhe argëtuese.

Vizita në kopshtin e kafshëve

Në kopshtin tonë të kafshëve, fëmijët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të mësojnë për një shumëllojshmëri kafshësh, duke u njohur me vetitë e tyre, ushqimin dhe përkujdesjen ndaj tyre.

Ata do të mund të shohin nga afër, të prekin dhe të ushqejnë kafshët, duke krijuar një lidhje të veçantë me to dhe duke zhvilluar një ndjenjë më të madhe përgjegjësie ndaj natyrës dhe faunës.

Kjo përvojë ofron mundësi edukative, ku fëmijët kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së kafshëve dhe ekosistemeve, duke kontribuar në formimin e një brezi më të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm ndaj mjedisit.

Mjelja e lopëve, deleve dhe dhive

Çdo ditë, në orare të caktuara, organizohen demonstrime të mjeljes së lopëve, deleve dhe dhive. Fëmijët do të mësojnë për procesin e prodhimit të qumështit, ushqimin dhe mirëmbajtjen e këtyre kafshëve. Ky aktivitet jo vetëm që është edukativ, por gjithashtu u ofron fëmijëve një mundësi për të luajtur rolin e fermerit në një ambient të sigurt dhe të mbikëqyrur.

Mbledhja e kërpudhave

Në malet përreth fshatit rriten me dhjetëra lloje kerpudhash, disa prej të cilave janë shumë të mira për ushqim dhe përdoren shpesh në kuzhinë. Kjo pasuri natyrore është një tjetër mundësi edukative që ofrohet në Fshatin Turistik "Kasollet e Zanave", ku vizitorët mund të mësojnë për botën e kerpudhave dhe rëndësinë e tyre në ekosisteme. Ata mund të mësojnë se si këto kerpudha rriten dhe si të dallojnë ato që janë të sigurta për konsum nga ato që janë të rrezikshme. Se bashku me instruktorët, prindërit dhe fëmijët do të kenë mundësinë të bëjnë ekspedita në malet përreth, për të kërkuar dhe mbledhur kerpudha të ndryshme, duke mësuar më shumë rreth natyrës dhe biodiversitetit që ka ky rajon.

Kamping për fëmijë

Një aventurë unike për fëmijët, ku ata mund të kalojnë një natë në tenda të vendosura në një zonë të sigurt brenda fshatit turistik. Nën mbikëqyrjen e edukatorëve të trajnuar, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike për mbijetesën në natyrë, si ndezja e zjarrit, ndërtimi i strehimeve dhe orientimi në terren. Prindërit të cilët do të akomodohen nëpër kasolle, kanë mundësinë të vizitojnë fëmijët gjatë natës për të qenë të sigurt për mirëqenien e tyre.

AKTIVITETE EDUKATIVE

Kinemaja në oborrin e kopshtit të kafshëve

Gjatë mbrëmjeve, në oborrin e kopshtit të kafshëve organizohen shfaqje filmash dhe dokumentarësh për fëmijë, kryesisht të fokusuar në botën bimore dhe shtazore të tokës.

Kjo përvojë e veçantë i lejon fëmijët të ndihen sikur janë pjesë e një aventure magjike, ku jo vetëm që do të shijojnë filmin, por edhe do të kenë mundësinë të ledhatojnë kafshët, të cilat shëtisin lirshëm në hapësirën e oborrit.

Eksperienca edukative
për grupet shkollore

Në bashkëpunim me shkolla nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, ne organizojmë vizita edukative për nxënësit. Këto programe përfshijnë aktivitete praktike në natyrë, ndërveprim me kafshët, leksione mbi biodiversitetin dhe praktika tradicionale rurale. Qëllimi është të promovojmë edukimin për mjedisin dhe të forcojmë lidhjet midis brezave të rinj nga rajone të ndryshme. Përveç aktiviteteve edukative, nxënësit do të kenë të përfshirë në pako edhe ushqim, pije, vizitën në kopshtin e kafshëve dhe mundësinë për të shijuar argëtimin në parkun e lojërave.