Aktivitetet kulinare
Fshati turistik “Kasollet e Zanave” është një destinacion unik që ofron një përvojë kulinare të pasur, duke sjellë së bashku traditat dhe shijet e rajoneve shqiptare dhe më gjerë. Vizitorët do të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh dhe festivalesh kulinarie që promovojnë traditat, kulturën dhe llojllojshmërinë e gatimeve. Këtu, secili aktivitet kulinar sjell mundësinë për të mësuar dhe shijuar recetat dhe metodat më të mira të gatimit nga gjithë trevat shqiptare, por edhe ndërkombëtare.
Festivali i suxhukut
Festivali i suxhukut është një ngjarje kulinare e veçantë, ku vizitorët mund të shijojnë suxhukun tradicional nga të gjitha trevat shqiptare. Ky festival është i pari i këtij lloji dhe synon të bëhet një ngjarje e përvitshme me karakter konkurrues. Mjeshtrit e përgatitjes së suxhukut do të prezantojnë metodat e tyre tradicionale dhe risitë që ndihmojnë në ruajtjen e shijes autentike të këtij specialiteti të shijshëm.
Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë një shumëllojshmëri suxhuku, të gatuar sipas recetave speciale, të degustojnë përgatitjet e shijshme dhe të japin vlerësimin për secilin lloj suxhuku.
Festivali synon të promovojë mjeshtërit e suxhukut dhe t’u ofrojë mundësinë atyre të ndajnë teknikat e tyre me të tjerët. Në fund të festivalit do të shpallen edhe tre fituesit, dhe suxhuku i bërë nga ata do të jetë pjesë e menusë së restorantit tonë, si dhe do të mund të blihet në shitoren e fshatit.
Festivali i flisë dhe pogaçes
Flia dhe pogaçja janë pjesë e pandashme e traditës kulinare shqiptare, dhe ky festival ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e këtyre gatimeve tradicionale. Flia, një ushqim i gatuar me shumë mund dhe pasion, është një simbol i mikpritjes dhe bashkëjetesës.
Pogaçja, një bukë tradicionale, ka gjithashtu një rëndësi të madhe në festat dhe ngjarjet kulturore shqiptare. Gjatë festivalit, mysafirët mund të shijojnë varietetet më të njohura të flisë dhe pogaçes dhe të mësojnë se si përgatiten ato sipas metodave tradicionale.
Kjo është mundësia e përsosur për ata që duan të eksperimentojnë me këto gatime dhe të shijojnë thellësinë e shijes së tyre. Festivali do të shoqërohet me punëtori, ku ekspertë të gatimit do të demonstrojnë si mund të përgatiten flia dhe pogaçja në mënyrë tradicionale dhe do të ndajnë sekrete të gatimit për krijimin e shijeve të paharrueshme.
Festivali i pasulit
Pasuli është një nga ushqimet më tradicionale dhe të dashura për shqiptarët dhe popujt tjerë të rajonit. Ky festival i ofron vizitorëve mundësinë të provojnë një shumëllojshmëri variantesh të pasulit, të gatuar sipas recetave të ndryshme nga treva të ndryshme shqiptare dhe të rajonit. Çdo vit, do të sjellim variacione të reja të pasulit, duke u fokusuar në përgatitjet më të pasura dhe më autentike të këtij ushqimi.
Gjatë këtij festivali, do të ketë edhe punëtori gatimi, ku mysafirët mund të mësojnë se si të përgatisin pasulin në mënyra të ndryshme dhe si të përdorin përbërësit natyralë për të krijuar shije unike.
Javët e kuzhinës
Disa herë gjatë vitit do të organizohen Javët e kuzhinës, ku do të ofrohen mundësitë për të shijuar kuzhina të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë këtyre javëve, do të ftohen kuzhinierë të njohur nga trevat shqiptare, si dhe kuzhinierë ndërkombëtarë, për të sjellur shije dhe teknika gatimi nga rajone të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësit mund të shijojnë recetat e gatimeve tradicionale shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe të mësojnë teknika të reja që kanë një ndikim global në gastronomi. Gjatë këtyre aktiviteteve, mysafirët mund të ndjekin punëtori gatimi, ku kuzhinierët do të shpjegojnë çdo fazë të përgatitjes së ushqimeve dhe do të japin këshilla për përdorimin e përbërësve të freskët dhe të sezonit.
Aktivitetet do të shoqërohen me degustime dhe mundësinë për të mësuar rreth proceseve të krijimit të recetave dhe përgatitjes së ushqimeve.
Festivali i rakisë
Ky festival është një ngjarje e re dhe shumë e veçantë, që do të zhvillohet gjatë muajit shtator, ku do të promovohet përgatitja e rakisë tradicionale nga viset shqiptare.
Rakia është një pije që ka një vend të veçantë në kulturën shqiptare dhe ky festival ka për qëllim të njoftojë mysafirët me metodat e ndryshme të prodhimit të rakisë, duke pasur parasysh edhe variacionet që ekzistojnë në çdo trevë.
Mjeshtrat e rakisë do të ndajnë me vizitorët teknikat e distilimit dhe ndihmën e natyrës në krijimin e shijeve të ndryshme. Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë rakinë e prodhuar në mënyra tradicionale dhe të shijojnë lloje të ndryshme, secila me shijen e saj të veçantë. Festivali i rakisë ka për qëllim gjithashtu të krijojë një hapësirë të natyrshme dhe të sigurt për të promovuar një kulturë të prodhimit të rakisë me metodologji të qëndrueshme dhe ekologjike.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
