Çmimorja e Fshatit

Shërbimet dhe përvojat unike tek “Kasollet e Zanave”, me çmime transparente dhe të arsyeshme për çdo vizitor.

Kasollet e vogla - 1 natë

Akomodim për 2 persona me mëngjes të përfshirë, akses falas në kopshtin e kafshëve dhe parkun e lojërave, si dhe shportë sezonale me perime nga sera. Shiko pakot e qëndrimit sipas netëve.

59€

prej

Kasollet e mesme - 1 natë

Akomodim për 4+2 persona me mëngjes të përfshirë, shportë sezonale me perime dhe akses falas në kopshtin e kafshëve dhe parkun e lojërave. Shiko pakot e qëndrimit sipas netëve.

149€

prej

Kasollet e mëdha - 1 natë

Akomodim për 6+2 persona me mëngjes të përfshirë, shportë sezonale me perime dhe hyrje falas në kopshtin e kafshëve dhe parkun e lojërave. Shiko pakot e qëndrimit sipas netëve.

249€

prej

Kasollja e ëndrrave - 1 natë

Akomodim për 10+2 persona me mëngjes të përfshirë, shportë sezonale me perime dhe hyrje falas në Kopshtin e Kafshëve dhe Parkun e Lojërave. Shiko pakot e qëndrimit sipas netëve.

499€

prej

Salla e konferencave

Përjetoni takime dhe ngjarje frymëzuese në një ambient natyror. Paketa përfshin drekë të shijshme, pije freskuese, ujë, kafe dhe një vizitë relaksuese në kopshtin e kafshëve. Zgjidhni njërën nga tri pakot tona të ushqimit, ose dizajnojeni së bashku me ne paketën tuaj ideale, sipas kërkesave të grupit. Ofertë e vlefshme për grupe me së paku 20 persona.

34€

person /prej

Team Building – Pako ditore me aktivitete dhe argëtim

Kaloni një ditë të mbushur me energji pozitive, bashkëpunim dhe relaks në natyrë! Paketa përfshin një program të pasur me aktivitete të dizajnuara posaçërisht për team building, organizim të plotë gjatë gjithë ditës, drekë të shijshme, pije freskuese, ujë, kafe dhe vizitë në kopshtin e kafshëve. Zgjidhni njërën nga tri pakot tona të ushqimit, ose krijoni së bashku me ne paketën që i përshtatet më së miri nevojave të grupit tuaj. Ofertë e vlefshme për grupe me së paku 10 persona.

49€

person /prej

Team Building - Pako me një natë qëndrimi dhe aktivitete

Përjetoni një eksperiencë të paharrueshme në natyrë me një program të pasur aktivitetesh të dizajnuara posaçërisht për team building! Paketa përfshin organizimin e plotë të aktiviteteve, akomodim me mëngjes, drekë, darkë, pije të përfshira dhe një vizitë relaksuese në kopshtin e kafshëve. Zgjidhni njërën nga tri pakot tona ushqimore, ose krijoni së bashku me ne një paketë të personalizuar që i përshtatet më së miri grupit tuaj. Ofertë e vlefshme për grupe me së paku 10 persona.

119€

person /prej

Hyrja ditore në kopshtin e kafshëve

Shijoni një përvojë unike në Kopshtin e Kafshëve, ku mund të shihni mbi 200 kafshë në një ambient të veçantë natyror. E përshtatshme për familje, grupe miqsh dhe të apasionuar pas kafshëve.

3€

për person

Hyrja ditore në kopshtin e kafshëve për grupe

Shijoni një përvojë unike në Kopshtin e Kafshëve, ku mund të shihni mbi 200 kafshë në një ambient të veçantë natyror. E përshtatshme për familje, grupe miqsh dhe të apasionuar pas kafshëve.
Ofertë për grupe prej 5 personash.

2.50€

për person

Hyrja ditore në parkun e lojërave

Parku ynë është ndërtuar me materiale natyrale dhe i dedikohet fëmijëve. Një ambient i sigurt, i mbikëqyrur dhe plot me lodra kreative që nxisin argëtimin dhe zhvillimin motorik. I përkryer për një ditë të paharrueshme në natyrë!

3€

për person

Hyrja ditore në parkun e lojërave për grupe

Parku ynë është ndërtuar me materiale natyrale dhe i dedikohet fëmijëve. Një ambient i sigurt, i mbikëqyrur dhe plot me lodra kreative që nxisin argëtimin dhe zhvillimin motorik. I përkryer për një ditë të paharrueshme në natyrë! Ofertë për grupe prej 5 personash.

2.50€

për person

Pako: Kopshti i kafshëve & Parku i lojërave

Shijoni një ditë të plotë në natyrë me këtë pako të kombinuar për fëmijë dhe familje! Vizitoni mbi 200 kafshë në ambientin tonë unik dhe më pas kaloni kohë në parkun e lojërave të ndërtuar me materiale natyrale, plot lodra krijuese, siguri dhe mbikëqyrje. Një përvojë edukative dhe argëtuese në një vend!

5€

për person

Vizitë me ushqim dhe pije në Kopshtin e Kafshëve
Grupe 20+ persona

E dizajnuar posaçërisht për shkolla, çerdhe dhe grupe të organizuara. Pakoja përfshin vizitë në Kopshtin e Kafshëve, hyrje në Parkun e Lojërave, ushqim (një burger, hot-dog ose sandwich) dhe një pije freskuese për secilin pjesëmarrës. Një përvojë argëtuese, edukative dhe e sigurt në natyrë.

7€

për person

Hoteli për kuaj - Pako Bazë
Strehim dhe ushqim

Ideale për kujdesin themelor dhe komoditetin e kalit tuaj. Përfshin strehim në stallë të pastër dhe të sigurt, ushqim të balancuar dy herë në ditë (taxhi dhe sanë), me mundësi për dieta speciale sipas nevojës. Vizitat rutinore nga veterineri janë të përfshira, ndërsa terapitë dhe intervenimet urgjente faturohen veçmas.

300€

në muaj

Hoteli për kuaj - Pako Standard
Strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor

Zgjedhje e përshtatshme për pronarë që duan mbulim të plotë mjekësor. Përfshin gjithçka nga Pako Bazë, plus kujdes veterinar me terapi standarde të përfshira sipas protokollit. Shërbimet urgjente ose trajtimet speciale janë me pagesë shtesë.

350€

në muaj

Hoteli për kuaj - Pako Premium
Shërbim i plotë me aktivitet ditor

Paketa më gjithëpërfshirëse për mirëqenie dhe performancë të lartë. Përveç strehimit, ushqimit dhe kujdesit të plotë veterinar, kjo paketë ofron trajnime të përditshme për ruajtjen e kondicionit fizik të kalit. E përkryer për kuaj sportivë ose për ata që kanë nevojë për aktivitet të rregullt.

500€

në muaj

Shëtitje private me pajton

Përjetoni qetësinë e natyrës në një shëtitje unike me pajton të tërhequr nga kuaj. E përshtatshme për familje, çifte apo grupe të vogla që duan momente të veçanta.
Kohëzgjatja: 1 orë | Maksimumi: 5 persona

50€

për një orë

Shëtitje grupore me qerre kuajsh

Një përvojë e ngrohtë dhe tradicionale për të shijuar natyrën në mënyrë autentike. Qerre me kapacitet deri në 12 persona e cila tërhiqet nga dy kuaj përgjatë një staze të paracaktuar. Biletat blihen individualisht, duke krijuar mundësi për t’u takuar dhe shoqëruar me pjesëmarrës të tjerë gjatë rrugëtimit.
Kohëzgjatja: rreth 10–15 minuta | Kapaciteti: deri në 12 persona | Bileta: individuale

5€

për person

Shtegu i brendshëm i kalërimit

Një shteg i sigurt dhe i kontrolluar, i përshtatshëm për fillestarë dhe për ata që nuk kanë shumë përvojë në kalërim. Shtegu është i gjatë rreth 400 metra dhe ndodhet brenda kompleksit të fshatit, duke ofruar një përvojë të qetë, të mbikëqyrur dhe të përshtatshme për të gjitha moshat.
Gjatësia: ~400 metra | Niveli i vështirësisë: i lehtë / për fillestarë

10€

për person

Rrethi i kalërimit për fillestarë

Një shëtitje e shkurtër dhe e mbikëqyrur në një rreth të sigurt, e përshtatshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit që po provojnë kalërimin për herë të parë. Kali është i qetë dhe i trajnuar posaçërisht për t’ju ofruar rehati dhe siguri gjatë kësaj përvoje të veçantë.
Kohëzgjatja: 5 minuta | E përshtatshme për: fëmijë 5+ vjeç dhe të rritur fillestarë

5€

për person

Shtegu i jashtëm i kalërimit

Një aventurë në natyrë për kalorësit me përvojë! Ky shteg zhvillohet jashtë kompleksit, në shtigje të hapura malore dhe panoramike, i përshtatshëm për ata që ndihen të sigurt mbi kalë. Pjesëmarrësit do të shoqërohen gjatë gjithë kohës nga një kalorës profesionist, pjesë e stafit të “Kasollet e Zanave”, për siguri dhe orientim.
Minimumi i pjesëmarrësve: 3 persona | Kërkohet përvojë bazike në kalërim

20€

për një orë

Kalërim ditor

Një aventurë e plotë për kalorës me përvojë, përgjatë shtigjeve malore dhe natyrës së paprekur përreth kompleksit. Kjo përvojë ofron liri të vërtetë mbi kalë dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me terrenin dhe ritmin natyror. Gjatë gjithë itinerarit, pjesëmarrësit do të shoqërohen nga një kalorës profesionist i stafit të “Kasollet e Zanave”, i cili siguron siguri, orientim dhe asistencë sipas nevojës.
Minimumi i pjesëmarrësve: 3 persona | Kërkohet përvojë bazike në kalërim

50€

për një ditë

Tura speciale kalërimi me drekë dhe pije

Një përvojë e jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës dhe kalërimit! Tura zhvillohet nën përcjelljen e një kalorësi profesionist dhe përfshin drekë të përgatitur enkas sipas njërës nga tri pakot tona kulinare, të shërbyer në ambient të hapur.
Kohëzgjatja maksimale: 8 orë | Minimumi i pjesëmarrësve: 5 persona 

100€

për një ditë

Skijoring gjatë sezonit të dimrit

Një sport dimëror emocionues ku personi tërhiqet me litar nga një kalë, duke qëndruar mbi ski. Aktiviteti zhvillohet në një shteg të sigurt dhe të mbikëqyrur brenda kompleksit. Përjetim unik për adhuruesit e shpejtësisë, natyrës dhe kuajve.
Kohëzgjatja: 15 minuta | E përshtatshme për: persona me përvojë bazike në skijim

30€

për person

Tërheqja e sajave me kuaj

Argëtim i veçantë dimëror për fëmijët, me një udhëtim të sigurt dhe të këndshëm në sajë që tërhiqet nga kali. Përvoja është gjithashtu ideale për prindër me fëmijë apo çifte që duan të shijojnë natyrën e bardhë dhe qetësinë dimërore.
Kohëzgjatja: 15 minuta | Kapaciteti: maksimum 2 persona

15€

për person

Tubing me traktor gjatë dimrit

Argëtim dimëror i sigurt dhe emocionues për fëmijë dhe të rritur! Udhëtim mbi goma të mëdha të tërhequra nga traktori, përgjatë një traseje të mbikëqyrur dhe të përshtatur për grupmosha të ndryshme. Shumë të qeshura, shumë energji – i përkryer për fëmijë, familje dhe grupe shoqërore.
Kohëzgjatja: 10 minuta | Minimumi i pjesëmarrësve: 10 persona

10€

për person

Përdorimi i hapësirave publike për Photo-Shooting

Hapësirat unike të fshatit tonë mund të shfrytëzohen për sesione fotografike profesionale: dasma, fejesa, produkte, modë apo projekte kreative. Ambientet përfshijnë shtigje natyrore, liqene, dhe shumë më tepër. Përdorimi lejohet vetëm me rezervim paraprak.
Çmimi aplikohet për një ditë të plotë dhe përfshin asistencë bazike në terren.
Kohëzgjatja: 8 orë

250€

për një ditë

Xhirime të video spoteve, reklamave dhe projekteve audiovizuele

Fshati Eko Turistik “Kasollet e Zanave” ofron hapësirat e tij autentike për realizimin e spoteve reklamuese, videove promocionale, klipeve muzikore apo projekteve tjera vizuele. Ambientet natyrore, arkitektura tradicionale dhe shtigjet e veçanta krijojnë skenografi të rrallë dhe të paharrueshme. Çmimi fillon nga 2,000€ / projekt – në varësi të kompleksitetit, kohëzgjatjes dhe përdorimit të burimeve të fshatit. Rezervimi paraprak dhe aprovimi i skenarit janë të domosdoshme.

2.000€

fillon nga

Ditëlindje magjike në Kopshtin e Kafshëve

Një festë e paharrueshme në natyrë për fëmijë, e mbushur me lojë, buzëqeshje dhe përjetime të bukura me kafshët. Pakoja përfshin vizitë në kopshtin e kafshëve, hyrje në parkun e lojërave, ushqim të shijshëm, pije freskuese, si dhe një dhuratë për fëmijën e ditëlindjes. Ambienti dekorohet posaçërisht për festën dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për t’u argëtuar në mënyrë të sigurt.
Minimumi: 10 persona | Kohëzgjatja: 3 orë

15€

për person

Fotografi me kafshët

Realizoni kujtime të veçanta me kafshët më të dashura të fshatit. Seti fotografik zhvillohet në ambiente natyrore, me asistencë nga stafi për zgjedhjen dhe pozicionimin pranë kafshëve të buta dhe miqësore.
Kohëzgjatja: deri në 15 minuta | Përdorim: individual

20€

set