Aktivitete rekreativo-sportive

Aktivitete Rekreativo-Sportive

Fshati eko-turistik “Kasollet e Zanave” ofron një gamë të gjerë aktivitetesh rekreativo-sportive për të gjithë vizitorët. Këto aktivitete janë të dizajnuara për të afruar njerëzit me natyrën, për të promovuar një stil jetese aktiv dhe për të krijuar përvoja të paharrueshme në një mjedis të sigurt dhe të organizuar.

Hiking

Kampi veror
(Summer Camp)

Kampi veror në Kasollet e Zanave është një eksperiencë argëtuese dhe edukative për fëmijët dhe të rinjtë. Aktivitetet përfshijnë sporte dhe lojëra në natyrë, ekskursione dhe aventura malore, artizanat dhe punë kreative, si dhe mësime praktike si ndihma e parë dhe mbijetesa..

Fëmijët qëndrojnë në një ambient të sigurt, me ushqim të shëndetshëm dhe mbikëqyrje të plotë nga instruktorë të trajnuar. Ky kamp krijon një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar aftësi të reja, për të krijuar miqësi dhe për të përjetuar një aventurë të paharrueshme në zemër të natyrës.

Nëpërmjet kampit veror synojmë të shoqërojmë fëmijët nga të gjitha viset shqiptare. Në bashkëpunim me shkolla nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, do të organizojmë grupe të kombinuara me nxënës, duke krijuar një ambient të larmishëm për të nxitur ndërveprimin dhe miqësinë mes fëmijëve nga rajone të ndryshme.

Joga në natyrë

Nën udhëheqjen e trajnerëve të specializuar, në Kasollet e Zanave organizohen seanca të jogës në natyrë. Këto sesione synojnë të ofrojnë qetësi, relaksim dhe harmoni trup-mendje në mes të peizazhit të qetë malor.

Joga në natyrë është e përshtatshme si për fillestarët ashtu edhe për ata me përvojë, duke krijuar një përvojë të veçantë dhe rifreskimi shpirtëror.

Patinazh në pistë
me akull natyral

Gjatë dimrit, kur temperaturat bien nën 0°C, hapësira për lojëra në ujë shndërrohet në një pistë patinazhi me akull natyral. Kjo ofron një mundësi unike për fëmijët dhe adhuruesit e patinazhit të shijojnë këtë aktivitet të veçantë në një ambient natyror.

Në këtë pistë me akull natyral do të ketë seanca patinazhi për fillestarë dhe të avancuar, evente dhe gara në akull, si dhe orë mësimi me instruktorë të trajnuar. Një eksperiencë dimërore që sjell argëtim dhe emocione për të gjithë vizitorët.

Karvani i gomave mbi borë

Një atraksion tjetër argëtues për fëmijët dhe familjet, është edhe karvani i gomave mbi borë, që krijon një eksperiencë dimërore emocionuese. Ky aktivitet përfshin goma të lidhura me njëra-tjetrën, të tërhequra nga kuajt apo një traktor i fuqishëm, mbi sipërfaqe me borë. Në secilën gomë vendoset një person, duke ofruar një udhëtim të sigurt dhe të mbikëqyrur. Një mënyrë e veçantë për të shijuar natyrën dimërore dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme me familjen dhe miqtë.

Lëshimi me saja

A ka diçka më të dashur dhe emocionuese për fëmijët sesa lëshimi me saja nga një tatëpjetë e gjatë mes natyrës së pastër? Në Fshatin Turistik "Kasollet e Zanave", kemi dizajnuar me përkushtim pista të veçanta për lëshim me saja, duke ruajtur gjithmonë sigurinë dhe argëtimin maksimal. Këto pista janë të përshtatura për të gjitha moshat e fëmijëve dhe ofrojnë një përvojë të paharrueshme dimërore. Sajat tona janë ndërtuar me dorë nga mjeshtër vendas, duke përdorur metoda tradicionale dhe dru të përzgjedhur, që ruajnë ndjesinë e vërtetë të lojërave të dikurshme.