Aktivitete me kuaj
Aktivitete me kuaj
Për adhuruesit e kalërimit, Fshati Turistik "Kasollet e Zanave" ofron mundësi të jashtëzakonshme për të shijuar një aventurë emocionuese dhe relaksuese në natyrë, me rreth 30 kuaj të racave të ndryshme. Ne kemi krijuar disa programe për kalërim, të përshtatshme për të gjitha nivelet e përvojës. Të gjitha aktivitetet e kalërimit udhëhiqen nga stafi i profesionalizuar i Fshatit, i cili siguron që çdo kalërues të përjetojë një eksperiencë të sigurt dhe të këndshme.
Kalërimi
- Kalërim në shtegun e brendshëm: Ky shteg ofron një udhëtim të relaksuar brenda perimetrit të fshatit, ideal për ata që duan të shijojnë kalërimin në një ambient të sigurt dhe të mrekullueshëm.
- Kalërim në shtegun e jashtëm të fshatit: Ky shteg çon vizitorët në ambientet e jashtme të Fshatit, duke ofruar pamje të bukura natyrore dhe mundësinë për një aventurë më dinamike.
- Kalërim në shtigje të lira: Për ju që keni përvojë dhe preferoni të kalëroni të pavarur, mund të eksploroni zona të ndryshme jashtë Fshatit, duke ndjekur shtigje të lira sipas dëshirës.
- Aktivitetet në rrethin e kalërimit për fëmijë: Një hapësirë e dedikuar posaçërisht për fëmijët që duan të provojnë kalërimin për herë të parë. Në këtë rreth të sigurt dhe të mbikëqyrur, fëmijët mund të mësojnë bazat e kalërimit dhe të fitojnë besim nën kujdesin e stafit të trajnuar.
- Tura speciale kalërimi: Një aventurë deri në 6 orë që përfshin kalërim drejt dy shtëpive të vjetra, me ndalesë për drekë tradicionale dhe pije, duke kombinuar natyrën me përvojën kulturore. Organizohet minimalisht për 6 persona.
Secili kalërues pajiset me helmeta dhe mbrojtëse të këmbeve, për të siguruar një përvojë të sigurt. Stafi ynë është gjithmonë aty, i gatshëm për të udhëhequr dhe asistuar.
Shetitje me pajton & qerre
Për ata që duan të shijojnë bukurinë e natyrës në një mënyrë të veçantë dhe autentike, ofrojmë tura grupore dhe të personalizuara me pajton dhe qerre të tërhequra nga kuaj të stërvitur. Këto shetitje janë një mundësi perfekte për të eksploruar peizazhin piktoresk të fshatit, fushat e gjelbërta, pyjet e dendura dhe rrugicat e qeta që të ftojnë të rikthehesh në natyrë dhe në thjeshtësinë e jetës rurale.
Shtigjet janë të përzgjedhura me kujdes për të ofruar pamje mahnitëse dhe ndalesa interesante ku mysafirët mund të fotografojnë momentet më të bukura, të ndalojnë për piknik ose të mësojnë më shumë për historinë dhe florën e zonës.
Për çiftet, familjet apo grupet e miqve që kërkojnë një aventurë të qetë dhe romantike, shetitjet me pajton janë zgjedhja ideale për të krijuar kujtime të veçanta, ndërsa për fëmijët, qerret me kuaj janë një përvojë e paharrueshme.
Turat mund të rezervohen paraprakisht dhe personalizohen sipas dëshirave të vizitorëve, duke përfshirë itinerarë të ndryshëm dhe ndalesa në pika atraktive brenda fshatit dhe rrethinës.
Tura speciale kalërimi me drekë dhe pije
Një ditë e plotë mes kuajve, natyrës dhe shijeve të mira.
Një ditë në liri, mes maleve, frymës së pastër dhe lidhjes me tokën.
Kalërim, ushqim dhe pije nën qiell të hapur – për një përvojë që nuk harrohet.
Tura speciale e kalërimit me ushqim dhe pije
49 € për person
Përjeto aventurën, ndiq ritmin e kuajve dhe shijo natyrën!
Ushqimi:
suxhuk shtëpie i pjekur në zjarr
mish pule i marinuar, i pjekur në foli alumini
patate të pjekura në zjarr
Sallata & buka:
sallatë e fshatit (domate, tranguj, qepë, speca, djathë fshati dhe ullinj)
bukë shtëpie
Pije:
3 pije joalkoolike për person (ujë, coca-cola, fanta ose ice tea)
Kohëzgjatja maksimale: 8 orë | Minimumi i pjesëmarrësve: 5 persona |
I gjithë grupi duhet të zgjedhë një pako të vetme ushqimi nga 3 opsionet; zgjedhjet individuale nuk lejohen.
Ushqimi:
mish viçi i marinuar, i pjekur në foli alumini
suxhuk shtëpie i pjekur në zjarr
patate të pjekura në zjarr
Sallata & buka:
sallatë e fshatit (domate, tranguj, qepë, speca, djathë fshati dhe ullinj)
bukë shtëpie
Pije:
3 pije joalkoolike për person (ujë, coca-cola, fanta ose ice tea)
Kohëzgjatja maksimale: 8 orë | Minimumi i pjesëmarrësve: 5 persona |
I gjithë grupi duhet të zgjedhë një pako të vetme ushqimi nga 3 opsionet; zgjedhjet individuale nuk lejohen.
Ushqimi:
suxhuk shtëpie i pjekur në zjarr
salçiçe (virshlle) shtëpie të pjekura në zjarr
patate të pjekura në zjarr
Sallata & buka:
sallatë e fshatit (domate, tranguj, qepë, speca, djathë fshati dhe ullinj)
bukë shtëpie
Pije:
3 pije joalkoolike për person (ujë, coca-cola, fanta ose ice tea)
Skijoring
Kasollet e Zanave sjellin për herë të parë në Ballkan Skijoring me kalë, një aktivitet dimëror emocionues që ngrit adrenalinën. Ky sport, i cili ka origjinën në Skandinavi, përfshin skitarin që e tërheqin kuaj të trajnuar në shtigje të mbuluara me dëborë. Për këtë kemi krijuar shtigje të posaçme, me pengesa dhe ngritje, për të shijuar çdo moment këtë aventurë.
Kuajt tanë janë trajnuar posaçërisht për këtë aktivitet, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe të këndshme për të gjithë, pavarësisht nivelit të përgatitjes. Stafi ynë profesional është gjithmonë në dispozicion për të udhëhequr dhe mbështetur pjesëmarrësit, duke garantuar një eksperiencë të rehatshme
Skijoring me kalë ofron mundësi argëtimi për familjet, grupet e miqve dhe aventurierët që dëshirojnë të provojnë diçka të veçantë gjatë dimrit me borë.
Tërheqja e sajave me kuaj
Një përvojë dimërore e veçantë për të shijuar peizazhet e bardha të zonës në mënyrë tradicionale dhe argëtuese. Aktiviteti ofrohet në dy formate: për dy persona që kërkojnë një udhëtim të qetë dhe për grupe deri në pesë persona që duan të përjetojnë aventurën së bashku.
Gjithçka zhvillohet në shtigje të sigurta nën kujdesin e stafit të trajnuar.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"
Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti
Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve