Shtegu i zorbing

Pjesëmarrësit do të kalojnë përmes një shtegu mbi 250 metrash, duke përjetuar një aventurë emocionuese dhe plot adrenalinë, ndërsa topi i zorbing rrokulliset me shpejtësi. Shtegu është i kalibruar me kujdes për të siguruar një baraspeshë të përsosur midis shpejtësisë dhe sigurisë, duke ofruar një përvojë të qetë dhe të sigurt deri në destinacionin përfundimtar.

Në Fshatin Eko-Turistik “Kasollet e Zanave” do të jenë të disponueshme mbi 20 sfera rekreative për zorbing, duke ofruar mundësi për çdo vizitor të provojnë këtë ktivitet emocionues. Çdo ditë do të organizohen aktivitete rekreative dhe garuese, ku fëmijët dhe të rriturit mund të përfshihen në sfida dhe të kalojnë një kohë të paharrueshme.

Zorbing

1 person
10€
/Xhiro
  •  

Zorbing

2 persona në një top
15€
/Xhiro
  •  

Bubble Soccer

6 persona
48€
/ 1 orë
  •  

Bubble Soccer

10 persona
80€
/ 1 orë
  •  

Futboll me zorbing

Është një përvojë emocionuese dhe plot energji, që zhvillohet në fushën e futbollit të shtruar me kashte. Fëmijët dhe të rinjtë do të futen në topa më të vegjël zorbing, të cilët mbulojnë trupin deri tek këmbët, dhe do të përpiqen të zhvillojnë një ndeshje futbolli në një mënyrë plot humor dhe sfida. Me rrokullisjen e topave zorbing dhe përpjekjet për të shënuar gola, ky aktivitet do të krijojë një atmosferë argëtuese dhe do të bashkojë sportin me aventurën, duke ofruar një mundësi të veçantë për të kaluar kohë me miqtë dhe për të zhvilluar aftësi të reja në një mënyrë të ndryshme dhe të këndshme.