Shkolla e kalërimit
CAROLINE SUSANNE JORDAN
Instruktore Gjermane me përvojë ndërkombëtare
Caroline Susanne Jordan vjen nga një rajon i njohur i Gjermanisë për racat elitare të kuajve dhe është rritur mes tyre që në fëmijëri. Eksperienca e saj përfshin punë dhe trajnim në Gjermani, Spanjë, Francë, Irlandë dhe Egjipt, ku ka ndërtuar një metodologji të bazuar në qetësi, komunikim natyral dhe mjeshtëri të saktë.
Ajo beson se kali është pasqyra e njeriut — ndaj çdo trajnim fillon me respekt, qetësi dhe lidhje të vërtetë. Në Shkollën e Kalërimit në Kasollet e Zanave, Caroline udhëheq një program progresiv që nga puna në tokë deri te canter-i dhe galopi, duke i ndihmuar nxënësit të ndërtojnë siguri, harmoninë dhe kontrollin e duhur.
Me stil të butë dhe profesional, Caroline krijon një përvojë mësimi që është njëkohësisht zhvilluese dhe emocionale, duke e bërë kalërimin jo vetëm sport, por edhe udhëtim personal.
Zgjidh pakon që të përshtatet dhe nis rrugëtimin tënd drejt kalërimit të sigurt, elegant dhe të qëndrueshëm. Mëso kalërimin me qetësi, teknikë dhe besim — në një program të udhëhequr nga profesionistë që e njohin thellë botën e kuajve.
Së pari ti ecën me kalin. Pastaj kali ecën me ty. Dhe në fund ecni së bashku.
PAKO 1 - HYRËSE
50 € / 1 orë
Pakoja e hyrëse është menduar për ata që duan ta përjetojnë kalërimin për herë të parë dhe të vlerësojnë nivelin e tyre para se të zgjedhin një pako trajnimi.
Gjatë një ore, mëson bazat e komunikimit me kalin, hapat e parë të hipjes dhe merr një vlerësim profesional nga trajnerja për paketën më të përshtatshme për ty.
PAKO 2 - ZBULO KALËRIMIN
6 orë – 300 €
Kjo pako është për fillestarët që duan të ndërtojnë bazat e kalërimit me qetësi dhe besim. Mëson komunikimin fillestar me kalin, balancën, hipjen e parë dhe drejtimin bazik, duke krijuar një themel të sigurt për vazhdimin e trajnimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aftësive që e përgatisin nxënësin për nivele më të avancuara.
PAKO 3 - PROGRAMI BAZË
8 orë – 400 €
Kjo pako është krijuar për të ndërtuar themelet e forta të kalërimit përmes përmirësimit të kontrollit të trupit dhe qëndrimit korrekt. Gjatë orëve të trajnimit, mëson trot-in, ritmet dhe komandat bazë, si dhe drejtimin e saktë dhe të qëndrueshëm, duke krijuar siguri dhe teknikë të qëndrueshme për hapat e radhës.
PAKO 4 - KALORËSI NË ZHVILLIM
10 orë – 500€
Kjo pako është e përshtatshme për kalorës që dëshirojnë të avancojnë teknikisht dhe të fitojnë stabilitet më të madh në kalërim. Gjatë trajnimit, zhvillon trot-in e ngritur, frymëmarrjen dhe relaksimin gjatë lëvizjes, balancën dinamike në ecje dhe trot, si dhe zbatimin korrekt të komandave të avancuara bazike.
PAKO 5 - HORSEMANSHIP I AVANCUAR
15 orë – 750 €
Kjo pako është menduar për kalorësit që duan të arrijnë elegancë dhe kontroll më të lartë në kalërim. Gjatë mësimit, përvetëson lëvizjet anësore, ndalimin e kontrolluar dhe të butë, si dhe pozicionin e avancuar të trupit. Mëson edhe hapat e parë të canter-it, duke ndërtuar teknikë të qëndrueshme për nivelet e ardhshme.
PAKO 6 - PROGRAMI I PLOTË I KALORËSIT
20 orë – 950 €
Kjo pako është programi më i plotë i shkollës, i përshtatshëm për nxënës që duan të arrijnë nivel të avancuar në kalërim. Gjatë trajnimit, zhvillon canter-in dhe gallop-in sipas përgatitjes individuale, fiton finesë teknike në komandat e kalërimit, forcon komunikimin natyror me kalin dhe thellon kontrollin e harmoninë në çdo lëvizje.
Përshkrimi i programit
Shkolla e Kalërimit në Kasollet e Zanave ofron një program profesional të ndërtuar në katër module progresive. Qëllimi i programit është të zhvillojë aftësi teknike, siguri, qetësi dhe lidhje të vërtetë ndërmjet njeriut dhe kalit. Metoda e mësimit bazohet në parimin:
‘Së pari ti ecën me kalin. Pastaj kali ecën me ty. Dhe në fund ecni së bashku.’
Programi është i përshtatshëm për:
Fëmijë (+8 vjeç), adoleshentë dhe të rritur në nivel fillestar apo të mesëm.
MODULI 1 – HORSEMANSHIP
(Bazat e komunikimit me kalin)
Zhvillimi i lidhjes, besimit dhe respektit
Përmbajtja:
- Gjuha e trupit të kalit dhe mënyrat si komunikon
- Si t’i kuptojmë sinjalet e tij dhe si t’i përgjigjemi
- Ndërtimi i partneritetit njeri–kalë
Puna nga toka (Groundwork)
Qëllimi: ndërtimi i besimit dhe komunikimit me kalin pa hipur mbi të.
- In-hand work (Punë në dorë)
Punë me kalin duke e udhëhequr nga afër, në anën e tij, për të mësuar respekt, ritëm dhe reagim ndaj sinjaleve të lehta. - Leading rope (Udhëheqje me litar)
Mësimi i kalit të ecë pas teje me qetësi, pa të tërhequr dhe pa e humbur drejtimin. Ndihmon në disiplinë dhe kontroll të butë. - Lunging (Punë në rreth)
Kali lëviz në një vijë rrethore ndërsa trajneri e udhëzon me komanda për ecje, trot, ndalim dhe ndryshim të ritmit.
Kjo metodë zhvillon balancën, fokusin dhe reagimin ndaj sinjaleve.
- Liberty (Punë e lirë – pa litar)
Komunikim i pastër pa litar, pa presion fizik — kali ndjek komandat vetëm nga gjuha e trupit dhe energjia e njeriut.
Është niveli më i avancuar i lidhjes njeri–kalë.
Qëllimi:
Të kuptosh kalin si qenie të gjallë dhe të mësosh ta udhëheqësh pa frikë, me qetësi dhe respekt.
MODULI 2 – PËRGATITJA & HIPJA E PARË NË KALË
Hapat e parë të sigurt drejt kalërimit
Përmbajtja:
- Përdorimi i pajisjeve: kapelë mbrojtëse, shala, frerët, litari
- Përgatitja fizike dhe mendore para hipjes
- Hipja korrekte dhe qëndrimi fillestar në shalë
- Si përdoren frerët në mënyrë të sigurt
- Gabimet e zakonshme që duhen shmangur
- Hapat e parë të drejtimit dhe lëvizjes së kalit
Qëllimi:
Të fitosh siguri, balancë dhe kontroll bazik mbi kalin.
MODULI 3 – TEKNIKAT BAZË TË KALËRIMIT
Balancë, kontroll dhe lëvizje të qetë
Përmbajtja:
- Balanca dhe pozicioni korrekt i trupit
- Ecja: hapat, ndalesat dhe kontrolli i shpejtësisë
- Aftësia për ta drejtuar kalin majtas/djathtas dhe përkulja korrekte e kalit
- Vrapi i lehtë (trot) dhe trot i ngritur për balancë më të mire
- Relaksim dhe frymëmarrje e kontrolluar
Ndryshimet e ritmit: nga ecja në trot dhe nga trot në ecje
Qëllimi:
Të ndërtosh teknikën e duhur dhe të mendosh si një kalorës, jo vetëm si dikush që rri mbi kale.
MODULI 4 – PËR NXËNËSIT QË AVANCOJNË MË SHPEJT
Teknika të avancuara dhe elegancë në lëvizje
Përmbajtja:
- Ritmi, rrjedhshmëria dhe mbledhja e lëvizjes së kalit
- Komanda specifike: përdorimi i dorës pa këmbë dhe i këmbës pa dorë
- Lëvizje anësore
- Ndalim i kontrolluar dhe i butë
- Qëndrim i avancuar i trupit dhe relaksim
Hapat e parë të vrapit të shpejtë (canter) dhe galopit, në varësi të përgatitjes individuale të nxënësit.
Qëllimi:
Të zhvillosh elegancë, kontroll të avancuar dhe komunikim të butë dhe të saktë me kalin.
PSE TË ZGJEDHËSH SHKOLLËN
TONË TË KALËRIMIT?
✔ Trajnim nga instruktore me përvojë ndërkombëtare
✔ Metodë e bazuar në qetësi, komunikim dhe siguri
✔ Kuaj të trajnuar posaçërisht për fillestarë
✔ Ambient natyror dhe i kontrolluar
✔ Përshtatje individuale për çdo nxënës
✔ Mundësi për progres deri në nivel të avancuar