Kasollet e vogla

Me gjithsej nëntë të tilla, kasollet e vogla ofrojnë një eksperiencë unike akomodimi. Me një sipërfaqe prej 20 m², këto kasolle janë ideale për çifte, individë ose ata që kërkojnë një përvojë fshati, të lidhur ngushtë me natyrën përreth.

Dizajni unik me kulme ovale dhe dritaren e madhe që përshkon tërë pjesën ballore të kasolles, i bën këto kasolle një strehë magjike që duhet ta përjetoni patjetër. Kasollet kanë një dhomë të vetme me një shtrat me kashtë dhe erëza relaksuese nga malet përreth, mbi të cilin është vendosur një shtresë dysheku për rehati shtesë. Secila kasolle bart një emër të llojeve të luleve autentike që rriten në Kosovë, duke i lidhur ngushtë me florën lokale dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

Veçoritë kryesore

Kasollet ofrojnë kapacitet akomodimi deri në 2 persona. Mysafirët kanë të përfshirë mëngjesin e shijshëm, si dhe hyrjen pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, për të kaluar momente të paharrueshme me kafshët e shumta që janë pjesë e fshatit turistik.

PAKOT E QËNDRIMIT SIPAS NETËVE

Rezervoni me çmimet më të mira

1 natë

Prej €59 nata
Përfshihet:

7 netë

Prej €54 nata
Përfshihet:

15 netë

Prej €49 nata
Përfshihet:
GALERIA

Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.