Pazari i Fshatit

Pazari i fshatit, i vendosur në sheshin me gurë, është krijuar me qëllimin për të ofruar një mundësi për fshatarët e zonës që të ofrojnë produktet e tyre të freskëta dhe artizanale. Ky pazar i veçantë do të ketë 6 kiosqe prej druri, ku do të ekspozohen fruta, perime dhe produkte tjera bio.

Ky pazar është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar punën e përditshme të fshatarëve tanë, duke ofruar vizitorëve një gamë të gjerë produktesh natyrale dhe të freskëta, të cilat pasqyrojnë pasurinë dhe kulturën e zonës. Pazar i vogël, por plot ngjyra dhe shije, do të krijojë një atmosferë tradicionale, ku vizitorët mund të ndihen të mirëpritur dhe të zbulojnë produkte të shijshme dhe autentike që vijnë direkt nga toka dhe duar të arta të fshatarëve. 

Pazari i fshatit do të ofrojë mundësi për të njohur më nga afër kulturën dhe traditat e rajonit të Gollakut.

GALERIA

Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të pazarit të fshatit dhe natyrës përreth.