POLITIKA E PRIVATËSISË
Fshati Turistik “Kasollet e Zanave”
Le ta bëjmë privatësinë të kuptueshme
Privatësia juaj ka rëndësi për ne. Në “Kasollet e Zanave”, synojmë të komunikojmë me transparencë dhe thjeshtësi, që vizitorët tanë të kuptojnë lehtësisht si trajtohen të dhënat e tyre. Kjo politikë përshkruan mënyrën se si ne i mbledhim, i përdorim dhe i ruajmë informacionet tuaja personale gjatë qëndrimit në fshat, pjesëmarrjes në aktivitetet tona dhe përdorimit të faqeve tona online.
Kush jemi?
Ne jemi
Fshati Eko Turistik “Kasollet e Zanave” sh.p.k – një destinacion gjithëpërfshirës pushimi në Prapashticë, që ofron akomodim në kasolle artizanale, aktivitete edukative dhe aventura në natyrë për familje, grupe dhe shkolla.
Çfarë të dhënash mbledhim?
Gjatë vizitës apo regjistrimit tuaj mund të kërkojmë informacione të tilla si:
- Emri dhe mbiemri
- Të dhënat e kontaktit (email, numër telefoni)
- Të dhënat e pagesës për shërbimet tona
- Preferencat tuaja gjatë qëndrimit (ushqim, dhomë, aktivitete)
- Informacion teknik për vizitën në faqen tonë të internetit (cookies)
Si i përdorim këto të dhëna?
Përdorimi i të dhënave bëhet për:
- Realizimin e rezervimeve dhe shërbimeve që ju keni kërkuar
- Sigurimin e një përvoje të personalizuar në fshat
- Menaxhimin e aktiviteteve tuaja (si kalërimi, zorbing, etj.)
- Dërgimin e njoftimeve të rëndësishme ose ofertave (vetëm nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj)
- Përmirësimin e faqeve tona online përmes analizës së përdorimit (cookies)
Pëlqimi dhe të drejtat tuaja
Ne do t’ju kërkojmë pëlqimin tuaj kur është e nevojshme. Ju keni të drejtë të:
- Qaseni në të dhënat tuaja
- Kërkoni përditësim ose fshirje të tyre
- Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë
- Refuzoni përdorimin e të dhënave për marketing
Cookies dhe teknologjitë dixhitale
Përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Ju mund të menaxhoni përdorimin e cookies përmes shfletuesit tuaj.
Me kë i ndajmë të dhënat tuaja?
Të dhënat tuaja mund të ndahen vetëm me:
- Partnerët tanë teknikë dhe të shërbimeve, për qëllime operacionale
- Institucionet ligjore, vetëm kur kërkohet me ligj
Nuk shesim asnjëherë informacionet tuaja dhe nuk i përdorim për qëllime të tjera pa lejen tuaj.
Siguria e të dhënave
Ne përdorim masa të avancuara sigurie për të mbrojtur informacionet tuaja – si ruajtje e enkriptuar, qasje e kufizuar dhe trajnime për stafin.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat?
Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa kërkohet nga shërbimi, përmbushja e detyrimeve ligjore, apo për përmirësim të shërbimit. Më pas ato fshihen në mënyrë të sigurt.
Për fëmijët
Në rastet kur shërbimet tona përfshijnë fëmijë (p.sh. Parku i Lojërave, Kopshti i Kafshëve), të dhënat regjistrohen vetëm përmes kujdestarit ligjor dhe përdoren vetëm për qëllime sigurie.
Na kontaktoni
Për çdo pyetje apo kërkesë lidhur me privatësinë, na kontaktoni në: