Veçoritë kryesore

Kjo kasolle unike shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, duke ofruar privatësi të plotë dhe një përvojë të papërsëritshme mes drunjve dhe gjelbërimit. Me një sipërfaqe të brendshme prej 250 m², kasollja është e dizajnuar për ata që kërkojnë luks të qetë, komoditet dhe lidhje të thellë me natyrën.

Kasollja e ëndrrave përfshin: sallonin me galeri, që krijon një ndjesi të hapësirës vertikale dhe ndriçimit natyral, i pasuruar me një kamin prej guri natyror, që sjell ngrohtësinë e vërtetë të maleve; katër dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka banjon private, ndërsa një banjo shtesë është e dedikuar për dhomat tjera. 

Kasollja e Ëndrrave përfshin një sallon me galeri, që krijon ndjesinë e hapësirës vertikale dhe ndriçimit natyral, i kompletuar me një kamin prej guri natyror që sjell ngrohtësinë autentike të maleve. Kasollja disponon katër dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka banjo private, ndërsa një banjo shtesë është e dedikuar për dhomat tjera.

Brenda hapësirës ndodhet edhe stalla e kuajve, për ata që dëshirojnë të përjetojnë kalërimin në natyrë, si dhe një trampolinë për fëmijë, që shton gjallëri dhe argëtim në çdo moment.

E ndërtuar me kujdes, Kasollja e ëndrrave është shpërblyer me Vendin e parë në Bienalen e Arkitekturës 2022 në kategorinë e ndërtesave të banimit si projekti më i mirë. Gjithashtu, është publikuar edhe në Archello.com - njërën nga platformat ndërkombëtare më prestigjioze, e specializuar për arkitekturë dhe dizajn.

Kasollja ofron kapacitet akomodimi 8+1 persona (fjetje në sofa), duke siguruar hapësirë të bollshme dhe komoditet të plotë për grupe të mëdha apo familje. Mysafirët kanë mëngjesin e përfshirë, si dhe hyrje pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, ku mund të kalojnë momente të paharrueshme në shoqërinë e kafshëve të ndryshme që janë pjesë e përvojës unike të fshatit turistik “Kasollet e Zanave”.