Hapet së shpejti!
Sikur askund në rajon, Fshati “Kasollet e Zanave” ofron një nga atraksionet më të veçanta të ditëve të sotme: Zorbing.Është një aventurë që përfshin futjen brenda një topi të madh të fryrë dhe rrokullisjen poshtë një kodre. Topi zakonisht është i bërë prej PVC dhe është i tejdukshëm, kështu që mund të shohësh jashtë, por nuk mund të shihesh nga të tjerët. Ka dy lloje zorbing-u: zorbing në tokë dhe zorbing në ujë. Siç sugjerojnë emrat, i pari zhvillohet në tokë, ndërsa i dyti mund të bëhet në një pishinë ose liqen. Pavarësisht nëse preferoni të përjetoni rrokullisjen në kodra, të luani futboll në topa zorbing ose të kaloni mbi ujë, aktivitetet janë të ndryshme dhe përshtaten për të gjitha moshat.
Shtegu i zorbing
Pjesëmarrësit do të kalojnë përmes një shtegu prej 150 metrash, duke përjetuar një aventurë emocionuese dhe plot adrenalinë, ndërsa topi i zorbing rrokulliset me shpejtësi. Shtegu është i kalibruar me kujdes për të siguruar një baraspeshë të përsosur midis shpejtësisë dhe sigurisë, duke ofruar një përvojë të qetë dhe të sigurt deri në destinacionin përfundimtar.
Në Fshatin Eko-Turistik “Kasollet e Zanave” do të jenë të disponueshme mbi 20 sfera rekreative për zorbing, duke ofruar mundësi për çdo vizitor të provojnë këtë ktivitet emocionues. Çdo ditë do të organizohen aktivitete rekreative dhe garuese, ku fëmijët dhe të rriturit mund të përfshihen në sfida dhe të kalojnë një kohë të paharrueshme.
Futboll me zorbing
Është një përvojë emocionuese dhe plot energji, që zhvillohet në fushën e futbollit të shtruar me kashte. Fëmijët dhe të rinjtë do të futen në topa më të vegjël zorbing, të cilët mbulojnë trupin deri tek këmbët, dhe do të përpiqen të zhvillojnë një ndeshje futbolli në një mënyrë plot humor dhe sfida. Me rrokullisjen e topave zorbing dhe përpjekjet për të shënuar gola, ky aktivitet do të krijojë një atmosferë argëtuese dhe do të bashkojë sportin me aventurën, duke ofruar një mundësi të veçantë për të kaluar kohë me miqtë dhe për të zhvilluar aftësi të reja në një mënyrë të ndryshme dhe të këndshme.
Zorbing në ujë
Për më shumë argëtim dhe aventura, në Fshatin Turistik “Kasollet e Zanave” ofrohen mundësi emocionuese për të provuar zorbing në ujë, ku pjesëmarrësit kalojnë nga një breg në bregun tjetër të liqenit. Fëmijët do të hyjnë brenda topit dhe do të rrokullisin atë mbi ujë, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme dhe sfiduese.
Krijoni kujtime unike në fshatin turistik "Kasollet e Zanave"

Një përvojë autentike në mes të natyrës, me ambient mahnitës, specialitete tradicionale, verëra cilësore dhe mikpritje të ngrohtë.
Restoranti

Me një sipërfaqe prej 3000 m² dhe mbi 200 kafshë të ndryshme, ku organizohen aktivitete edukative për vizitorët.
Kopshti i kafshëve
