Kafehanja e epërme

E vendosur në një mjedis të qetë, kafehanja pranë kopshtit të kafshëve ofron një përvojë unike relaksimi, ku aroma e kafesë përzihet me tingujt e natyrës. Para ose pas eksplorimit të kopshtit të kafshëve, mund të ndaleni për një çast qetësie duke shijuar një çaj aromatik, një filxhan kafe apo një pije freskuese, të shoqëruar me hamburger, hotdog ose sandwich, të përgatitura me përbërës të freskët, nën tingujt e cicërimave të zogjve dhe zërave të butë të kafshëve përreth, që krijojnë një atmosferë të veçantë që nuk do ta gjeni askund tjetër.

Tavolinat dhe ulëset, të punuara nga druri i plotë, sjellin një ndjesi natyrale, duke ju ftuar të ndaloni për një çast qetësie. Kafehanja e Epërme është edhe një vend i përkryer për takime familjare, ku prindërit mund të bisedojnë me fëmijët për përvojat e tyre në Kopshtin e Kafshëve. 

Këtu, bisedat bëhen më të këndshme, ndërsa të vegjlit ndajnë entuziazmin e tyre për kafshët dhe aventurat e ditës.

Një kënd i qetë mes natyrës, ku mund të ndaloni për të marrë frymë thellë, për të shijuar pamjen e mahnitshme të fshatit turistik Kasollet e Zanave.

GALERIA

Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kafehanës së epërme dhe natyrës përreth.