Kasollet e mëdha

Secila kasolle ofron një sipërfaqe totale prej 155 m², me hapësirë të bollshme dhe rehati për të gjithë ata që kërkojnë një strehë me ambient të ngrohtë, për të shijuar natyrën dhe për t’u relaksuar. Kasollet kanë sallonin me këndin e argëtimit, kaminin, kuzhinën, tri dhoma gjumi, dy banjo, saunë dhe vaskë me ujë të ngrohtë (hot tub). Dizajni unik i  kasolleve krijon një atmosferë që gërsheton tradicionalen me praktikat moderne të jetesës. Secila kasolle bart një emër të llojeve të drunjve të lartë që rriten në Kosovë, duke i lidhur më shumë me natyrën dhe biodiversitetin lokal.

Veçoritë kryesore

Kasollet ofrojnë kapacitet akomodimi për 6+2 persona, duke siguruar hapësirë dhe komoditet për grupe dhe familje më të mëdha. Mysafirët kanë të përfshirë mëngjesin, si dhe hyrjen pa pagesë në këndin e lojërave dhe kopshtin e kafshëve, për të kaluar momente të paharrueshme me kafshët e shumta që janë pjesë e fshatit turistik.

PAKOT E QËNDRIMIT SIPAS NETËVE

Rezervoni me çmimet më të mira

1 natë

Prej €249 /natë
Përfshihet:

7 netë

Prej €209/natë
Përfshihet:

15 netë

Prej €179 /natë
Përfshihet:
GALERIA

Frymëzohuni nga pamjet mahnitëse të kasolleve dhe natyrës përreth.