Këtë fundvit, festojmë në fshat!

Darkat e fundvitit 2026

Katër pako festive në Kasollet e Zanave për biznese, organizata, ambasada, institucione dhe grupe.

Pakot e darkës

Çdo pako përfshin darkë në restorant dhe katër orë me pijet e listuara për atë pako.

Classic

35 €

Për person me TVSH
29,66 € pa TVSH

Darkë dhe atmosferë festive në restorant.

Minimumi 10 persona

Select

40 €

Për person me TVSH
33,90 € pa TVSH

Darkë festive dhe vizitë në Kopshtin e Kafshëve.

Minimumi 10 persona

Signature

45 €

Për person me TVSH
38,14 € pa TVSH

Darkë festive, vizitë në Kopshtin e Kafshëve dhe shëtitje me qerre kuajsh.

Minimumi 10 persona

Exclusive

55 €

Për person me TVSH
46,61 € pa TVSH

Darkë festive, vizitë në Kopshtin e Kafshëve, shëtitje me qerre kuajsh dhe muzikë live.

Minimumi 20 persona

Menyja e plotë

Gatimet shërbehen në pjata të përbashkëta. Sasitë përgatiten sipas numrit të konfirmuar të pjesëmarrësve.

Classic dhe Select

meze të ftohta

Djathë fshati, long me speca, tarator.

sallata

Sallatë fshati, turshi të përziera.

gatime tradicionale

Fli, pite me djathë, tavë Gjakove me mish viçi.

mishra

File pule, suxhuk shtëpie, qofte viçi.

shoqëruese

Patate të pjekura, perime të pjekura.

ëmbëlsirë

Tespishte.

Signature dhe Exclusive

meze të ftohta

Djathë fshati, djathë Sjenice, long me speca, tarator.

sallata

Sallatë fshati, sallatë e tokës, turshi të përziera.

gatime tradicionale

Fli, pite me djathë, speca me mazë, tavë Gjakove me mish viçi.

mishra

File pule, suxhuk shtëpie, qofte viçi dhe mish qengji i pjekur ose mish edhi i pjekur.

shoqëruese

Patate të pjekura, perime të pjekura, salcë shtëpie.

ëmbëlsirë

Bakllavë.

Për Signature dhe Exclusive, zgjidhni paraprakisht qengj ose edh të pjekur për të gjithë grupin.

Pa mish
Tavë perimesh, kërpudha dhe pite me djathë. Numrin e porcioneve dhe kërkesat dietike i dakordojmë paraprakisht.

Pijet e pakove

Në të katër pakot

Ujë pa gaz dhe me gaz.
Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Sprite, Schweppes Tonic, Schweppes Bitter Lemon, Ice Tea.
Lëng molle, portokalli dhe boronice.
Espresso, macchiato, cappuccino, kafe turke, çaj bimor.
Verë e bardhë dhe e kuqe e shtëpisë.

Nga Select e tutje

Birrë Peja Draft dhe raki rrushi e shtëpisë.

Te Signature dhe Exclusive

Shtohen lëngu i vishnjës, gin dhe vodka. Përfshihen edhe koktejet Vodka & Vishnjë, Vodka & Portokall dhe Gin & Tonic.

Pijet e listuara shërbehen pa limit për 4 orë. Red Bull dhe produktet jashtë pakos tarifohen veçmas.

Para dhe gjatë darkës

Kopshti i Kafshëve

Vizita përfshihet në Select, Signature dhe Exclusive. Te Signature dhe Exclusive përfshihet edhe shëtitja me qerre me kuaj. Aktivitetet i planifikojmë para darkës, në orarin që dakordojmë me grupin.

Muzikë live

Në Exclusive, muzika live është e përfshirë. Në tri pakot e tjera mund ta shtoni për 200 € me TVSH për gjithë eventin. Zgjidhni Genc Krasniqin ose Elmedine Ramushin. Artisti dhe kohëzgjatja konfirmohen sipas disponueshmërisë.

Një natë në kasolle

Tarifat janë për një natë me mëngjes të përfshirë. Akomodimi paguhet veçmas nga darka.

Kasolle e vogël

Deri në 2 persona · Nga 49 €

Kasolle e mesme

Deri në 5 persona · Nga 99 €

Kasolle e madhe

Deri në 7 persona · Nga 199 €

Kasollja e Ëndrrave

Deri në 9 persona · 449 €

Çmimi përfundimtar varet nga data dhe disponueshmëria.

Rezervimi i darkës

Data dhe orari caktohen sipas disponueshmërisë së restorantit. Konfirmoni pakon dhe numrin përfundimtar të pjesëmarrësve paraprakisht.

Depozita prej 40%

Për ta konfirmuar rezervimin, paguhet 40% e vlerës së përgjithshme të dakorduar. Depozita zbritet nga fatura përfundimtare.

Pagesa bëhet me transfer bankar, kartelë ose para të gatshme, me faturë. Norma e TVSH-së është 18%. Faturimi pa TVSH kërkon bazë ligjore dhe dokumentacion të vlefshëm për lirim.