Përvoja 3-ditore

3 Ditë / 2 Netë
Një udhëtim autentik në zemër të Kosovës

Vetëm rreth 30 km nga Prishtina, mes peizazheve të paprekura të maleve të Gollakut, Kasollet e Zanave ju ftojnë të përjetoni Kosovën ndryshe.

Kjo nuk është vetëm një paketë akomodimi. Është një përvojë e plotë që bashkon natyrën, aventurën, gastronominë dhe traditën shqiptare në një program të organizuar prej 3 ditësh dhe 2 netësh.

Gjatë kësaj përvoje do të eksploroni shtigje malore, do të kalëroni në natyrë, do të shijoni degustim verërash dhe darkë tradicionale te Hija e Kumbullave, do të përjetoni shëtitje me traktor tradicional, do të mësoni të përgatisni flinë, do të shijoni mbrëmje rreth zjarrit me muzikë live, do të relaksoheni me yoga dhe meditim në natyrë, si dhe do të përjetoni emocionin e Mountain Zorbing dhe Soccer Zorbing.

Në Kasollet e Zanave nuk jeni vetëm mysafir. Ju bëheni pjesë e jetës së fshatit, gastronomisë vendore dhe mikpritjes shqiptare.

Kjo paketë është ideale për grupe prej 6 deri në 12 personash.

Çmimi
299 € / person

Kushtet e rezervimit
  • Paketa realizohet për grupe prej 6 deri në 12 personash.
  • Rezervimi konfirmohet pas pagesës së depozitës.
  • Programi mund të përshtatet sipas sezonit dhe kushteve atmosferike.

2 net akomodim
3 ditë aktivitete të organizuara
Mëngjes, drekë dhe darkë sipas programit
Pije gjatë vakteve
Hiking i udhëhequr në shtigje malore
Kalërim ditor me drekë në natyrë
Degustim verërash & darkë tradicionale
Punëtori tradicionale për përgatitjen e flisë
Yoga dhe meditim në natyrë
Mountain Zorbing
Soccer Zorbing
Mbrëmje rreth zjarrit me muzikë live
Përvojë autentike në fermë & shëtitje me qerre me kuaj
Suvenir tradicional në përfundim të qëndrimit

Kasollet-Nalt copy411

Programi i përvojës

09:00 – Mirëseardhje, kafe dhe pije freskuese

Mysafirët mirëpriten në Kasollet e Zanave, bëhet prezantimi i programit,
njohja me guidën dhe jepen udhëzimet për aktivitetin e parë.

09:30 – Hiking i udhëhequr (4–5 orë)

Eksplorim i shtigjeve malore të Gollakut me guidë profesionale, duke zbuluar
natyrën, florën, faunën dhe pikat panoramike të zonës.

13:00 – Piknik tradicional në natyrë

Dreka shërbehet në një nga pikat panoramike të shtegut dhe përfshin produkte
tradicionale vendore, pije freskuese dhe fruta të stinës.

14:30 – Kthimi në Kasollet e Zanave

15:00 – Check-in dhe kohë për pushim

Vendosja në kasolle, kohë për dush dhe relaksim para aktiviteteve të mbrëmjes.

17:30 – Shëtitje panoramike me traktor tradicional

Një përvojë autentike në natyrë me traktor tradicional.

18:00 – Degustim verërash te Hija e Kumbullave

Degustim i verërave vendore i shoqëruar me djathëra artizanalë, mishra të tharë,
bukë tradicionale dhe produkte sezonale.

20:00 – Darkë tradicionale te Hija e Kumbullave

Një darkë në ambient të hapur me specialitete tradicionale, në një atmosferë
relaksuese mes natyrës.

08:30 – Mëngjes

Mëngjes me produkte të freskëta vendore për të nisur ditën plot energji.

10:00 – Kalërim gjithëditor me drekë në natyrë

Aventurë në shtigjet malore të Gollakut me kuaj të trajnuar dhe guida profesionale.
Gjatë rrugës organizohet drekë tradicionale në natyrë, duke ofruar një përvojë
autentike mes peizazheve të paprekura.

18:00 – Kthimi në Kasollet e Zanave

20:00 – Mbrëmje tradicionale me darkë dhe muzikë live

Darkë me specialitete tradicionale e shoqëruar me muzikë live dhe atmosferë
autentike shqiptare.

08:00 – Yoga dhe meditim

Seancë relaksuese në natyrë për të nisur ditën me qetësi, frymëmarrje të kontrolluar
dhe energji pozitive.

09:30 – Mëngjes

Mëngjes me produkte të freskëta vendore në Kasollet e Zanave.

11:00 – Punëtori e Flisë

Përvojë tradicionale ku mysafirët njihen me mënyrën e përgatitjes së flisë,
një nga specialitetet më autentike shqiptare.

13:30 – Drekë tradicionale

Drekë me specialitete vendore të përgatitura sipas programit.

15:30 – Mountain Zorbing & Soccer Zorbing

Aktivitete argëtuese në natyrë me adrenalinë, lëvizje dhe energji grupore.

17:00 – Përvoja autentike në fermë

Njohje nga afër me jetën në fermë dhe aktivitetet e përditshme të fshatit. Mysafirët mund të përfshihen në ushqimin e kafshëve, mjeljen e dhive ose lopëve, kujdesin për kuajt dhe shëtitjen me qerre me kuaj, sipas sezonit dhe disponueshmërisë.

18:00 – Ceremonia përmbyllëse dhe suvenir

Përmbyllje e përvojës me një suvenir tradicional si kujtim nga Kasollet e Zanave.